Me cilat masa konkrete Perëndimi politik mund të qetësojë shpejt tensionet në Kosovë dhe përse këtë nuk e bën?
Kfor dhe EULEKS si fillim mund të ndalë disa lëvizje eskaluese të policisë kosovare dhe të sigurojnë dërgimin e të hollave për pagesat për popullatën e prekshme. Embargo për armatim të mëtejshëm dhe afirmimi i pavarësisë, gjithashtu do të përcillte paralajmërim konkret autoriteteve që përfaqësojnë Albin Kurtin”.
Përgatiti: Millosh Gariq
Duke folur për marrëdhëniet aktuale mes SHBA dhe Kosovës, ambasadori Xhefri Hovenier ka thënë para disa ditësh se partneriteti nuk mund të definohet me “po” apo “jo”, por mund të egzistojë mirë dhe fortë, pak fortë dhe jo mjaftueshëm. Në lidhje me këtë shtoi se Qeveria e SHBA nuk mundet të japë sinjale më të qarta se ato të fundit nga Uashingtoni, se momentalisht janë të pakënaqur me kualitetin e partneritetit me qeverinë e Kurtit.
Hovenier thotë se SHBA nuk besojnë se qeveria aktuale në Kosovë ka qenë e mjaftueshëm e kujdesshme në lidhje me planet për zbatimin e rregulloreve të Bankës Qëndrore të Kosovës, që kanë të bëjnë me heqjen e transfertave të pagesave në dinarë, çka sërbëve tërësisht u pamundësohet jeta normale dhe kërcënimi i ekzistencës së tyre.
Ambasadori i SHBA në Prishtinë, megjithatë, refuzoi të komentojë disa spekulime se disa funksionarë kosovarë janë në listën e sanksioneve të Departamentit të Shtetit dhe kërkoi që askush të mos etiketohet derisa "të bëhet publike". Në lidhje me raportet e tij me Albin Kurtin, pyetjes nga gazetarët se cilat ishin reagimet e kryeministrit kosovar me rastin e takimeve të tyre, Hovenier gjithashtu u tregua diskret dhe tha se nuk është e udhës të zbulohet përmbajtja e komunikimit të privilegjuar diplomatik.
Pas gjithë kësaj çka mund të dëgjohet dhe shikohet muajin e kaluar qysh prej hyrjes në fuqi të vendimit për heqjen e dinarit në Kosovë, janë të qarta dy gjëra. Qeveria amerikane është e pakënaqur dhe në një farë mënyre e zemëruar për sjelljen e Albin Kurtit, por njëkohësisht ende nuk ka marrë masa konkrete që autoritetet në Prishtinë të konfirmojnë që Uashingtoni e mendon seriozisht kur ekspozojnë vërejtje dhe paralajmërime.
Kfor dhe Euleks më shumë se pasiv
Që Kurti ende nuk ka arsye reale për shqetësim si pasojë e politikës së tij provokative dhe të njëanshme, flasin treguesit e shumtë.
Përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve kosovare në strukturat e disa vendeve perëndimore, përkundër disa kritikave verbale, vazhdojnë të kenë mbështetje të konsiderueshme për planet që ndërmarrin, janë mysafirë të rregullt dhe shumë të respektuar në tubime të shumta të rëndësishme ndërkombëtare, vazhdojnë me armatime dhe çdo lloj mbështetjeje tjetër ndaj Forcave të Sigurisë Kosovare, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë në rutinën e tyre të përditshme i’a lënë plotësisht në dëshirën e institucioneve të Prishtinës, policisë dhe gjyqësorit në veçanti, që të veprojnë në atë mënyrë që dëmton direkt sundimin e ligjit dhe cënon sigurinë e popullatës.
Një shembull është mjaft ilustrativ. Prej 1 shkurtit policia kosovare ndali dy tentativa të dërgimit të të hollave në dinarë për pagesat e qytetarëve në Kosovë, mes të cilëve të sërbëve dhe një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve. Në vendkalimin administrativ të Jarinjës policia kosovare bllokoi brutalisht në kryerjen e detyrës së tyre dhe pjestarët e firmës britanike që prej kohësh në bashkëpunim me palën sërbe merr pjesë në sigurimin e transportit të të hollave. Pyetja qëndron, përse në këto raste pjestarët e Kfor dhe Euleks nuk ofrojnë ndihmë të përgjegjshme dhe mbështetje për të pamundësuar policinë kosovare të sillet brutalisht dhe sigurojë dërgimin e të hollave në zona të caktuara ku jetojnë sërbët. Kjo për Kfor dhe Euleks nuk do të ishte veçanërisht detyrë e vështirë, ndërsa gjendja alarmante mes banorëve që kanë ngelur pa mjete jetese do të përmirësohej me efikasitet. Përfaqësuesit e qeverisë në Prishtinë në këtë mënyrë, njëkohësisht do të merrnin mesazh të qartë se përkushtimi i tyre i njëanshëm nuk mund të jetë i pakufishëm.
Ka shumë çështje, por të kthehemi tek ajo më thelbësorja për këtë temë, që janë ato dy-tre masa konkrete që Perëndimi politik i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mund të marrë përmes ndonjë procedurë të shpejtë, që do të ndikonte efektivisht në mundësinë e stabilizimit të situatës në Kosovë, e cila kërcënohet rëndë prej lëvizjeve të shumta të mëhershme të qeverisë së Albin Kurtit?
Analisti politik Ognjen Gogiq shpesh i pranishëm në hapësirën e Kosovës diskuton rreth situatës aktuale si me sërbët, ashtu edhe me shqiptarët. Ai thotë se masat që Perëndimi mund t'i zbatohen për qetësimin e tensioneve në Kosovë, klasifikohen në tre grupe, por ka mundësi që pikërisht këto dëshiron Albin Kurti.
“Këto janë masa qetësuese, masa ndëshkuese dhe masa tërheqjeje. Megjithatë, të gjitha këto masa janë thikë me dy presa. Të gjitha masat që Perëndimi mund të marrë, mbartin rrezik të caktuar në situatën në të cilin i referohen interesit të tij, shikon thellimin e krizës. Marrëveshja franko-gjermane ishte një lloj tentative për të qetësuar Prishtinën. Qëllimi i saj ishte që Kurtit t'i jepej atë çka dëshironte e kjo ishte njohja de fakto nga ana e Sërbisë, sesi të ndalte së provokuari kriza”, tha Gogiç për Kosovo Onlajn.
"Tërheqja" si karta më e fortë
Për të, masat e zbutjes nuk do të shkonin domosdoshmërisht në favor të palës sërbe pasi prej saj kërkoheshin lëshime shtesë.
“Masat ndëshkimore ndaj Kosovës janë në fuqi prej muajsh. Megjithatë, ato nuk e çuan Prishtinën që të përmbahet nga aksionet e njëanshme. Ato mund të aplikohen në një formë edhe më të ashpër, por kjo mund të jetë pikërisht ajo që dëshiron Kurti. Ai beson se përballja me Perëndimin dhe izolimi i Kosovës çel hapësirë për të forcuar pozitat e veta. Karta në të cilën luan Kurti është që në opinionin kosovar të krijojë pakënaqësi ndaj Perëndimit për shkak të trajtimit të pretenduar jo të padrejtë të shqiptarëve”, thekson Gogiq.
Masat "tërheqëse" beson ai, janë potencialisht mëse efikase.
“Aseti më i fortë që Perëndimi ka në Kosovë, është prania e vet në terren. Rreziku më i madh për Kosovën është “skenari afgan”, pra tërheqja e amerikanëve. SHBA tashmë kanë treguar se nuk kanë interes t’a mbështesin Kosovën nëse ajo i kundërshton. Kosova ende nuk ka aparat administrativ mjaftësisht të zhvilluar dhe pa mbështetjen perëndimore mund të bëhet lehtësisht shtet i “dështuar” tha Gogiq.
Gazetari kosovar Albinot Maloku thotë për Kosovo Onlajn se Bashkimi Europian nuk ka derimë tani vizion të qartë se si të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.
“Borel ka deklaruar përshtypjen e vet kur ka pasur takim me presidentin e Sërbisë dhe kryeministrin e Kosovës, por nuk kemi parakushte për takim të ri të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Sërbisë. Për shkak të mungesës së vizionit të Bashkimit Europian. Kjo i vjen për shtat dhe presidentit Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës dhe nuk do të duhet të jetë kështu pasi kemi një marrëveshje, planin franko-gjerman. Palët duhet të përqendrohen në atë që është pranuar dhe nënshkruar nga viti 2011 deri në vitin 2023”, thekson Maloku.
Në raportet mes sërbëve dhe shqiptarëve, thekson ai, ndikojnë direkt raportet mes Kosovës dhe Sërbisë.
“Për deri kur kemi të tilla raporte, si njëra dhe tjetra palë situatën e përdorin për pikë politike, duke krijuar kështu tension dhe intolerancë, e cila nuk duhet të jetë pjesë e kulturës sonë. Aty përherë mund të kemi njerëz që nuk sillen siç duhet, që provokojnë situatën. Shpresoja se BE do t’a merrte seriozisht gjënë rreth implementimit të marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër. Kryeministrja e Sërbisë dërgoi letër në të cilën ka thënë se Sërbia nuk i pranon disa pjesë, ndërsa kryeministri kosovar harron në disa momente se pjesa kryesore e këtij dokumenti është zbatimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe. Duket se BE nuk ka vizion, ndërsa kjo lë hapësirë tek palët që të mos implementojnë detyrimet. Kurti nuk ka vullnet të implementojë Bashkësinë e Komunave Sërbe, ndërsa BE deri më tani nuk ka pasur qasje të balancuar” konkludon Maloku.
Pezullimi i punës administrative
Darko Obradoviq nga Qendra për Analiza Strategjike thotë për Kosovo Onlajn se negociatat rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës janë bërë burim tensionesh të reja.
“Refuzimi i Prishtinës për të implementuar atë që është dakordësuar në manifestimin e saj, është bërë burim destabiliteti. Shumica e tensioneve lokale në Kosovë janë pjesë e taktikave të Kurtit për të shkatërruar dialogun dhe për të ecur në drejtim të aksioneve të njëanshme. Çfarë mund të bëhet në këtë lloj qorrsokaku negociatash. Në radhë të parë ndërmjetësit në dialog do të duhej të kishin adresuar me efikasitet fajin për moszbatimin e masave të dakordësuara. Mënyrat diplomatike dhe nevoja për de-eskalim rezultojnë pa konkluzione të qarta në këndvështrimin e asaj se kush nga pjesmarrësit nuk i përmbahet marrëveshjes, ndërsa në sasinë e madhe të detyrimeve të pranuara krijon një lloj konfuzioni nga i cili nuk është e lehtë të nxirren konkluzione rreth fajtorëve”, thotë Obradoviq.
Sipas fjalëve të këtij të fundit mungesa e adresimit të palës që nuk zbaton marrëveshjen është edhe formë e lënies së hapësirës për manovrim të palëve sipas parimit “asgjë nuk është dakordësuar derisa të dakordësohet gjithçka”.
“Për hir të transparencës dhe nevojës për formimin e qëndrimit, duhet të jemi në negociata direkte. Procesi i normalizimit të marrëdhënieve në masë të madhe u mbivendos tek jeta e institucionalizimit vendor, çka i komplikon më tej negociatat dhe gjeneron ngecje Kfor sipas Rezolutës 1244, nuk është kompetent për zbatimin e punës së policisë, por për parandalimin e ripërtëritjes së konfliktit të armatosur, pra kompetencë e qartë sigurie. Në masë të madhe bëhet fjalë për qasje të keqe që mundësoi formimin e institucioneve vendore në kapacitet në të cilën ende nuk ka zgjidhje politike. Një nga hapat mund të jetë pezullimi i punës administrative dhe policore në zonat sërbe, të cilat duhet të vendosen nën mbrojtjen ndërkombëtare, deri në zgjidhjen politike, afati i së cilës duhet të caktohet. Në këtë kuptim, sërbët do të përjashtoheshin nga presioni institucional mbi objektet nga ana e autoriteteve prishtinase e kështu do të ruhej statusi neutral deri në formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe” thotë Darko Obradoviq.
Ky i fundit megjithatë, beson se kjo masë është opsion pak i besueshëm për shumë arsye, ndaj konkludon se e treta dhe kyçe për uljen e tensioneve, duhet të jetë vendosja e masës për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe, sponsorët politikë të së cilës duhet të jenë vendet e Pesëshes.
“I tillë implementim duhet të përkrahet nga shfaqja e kufizimeve të forta ekonomike përmes të cilave shqiptarët e liberalizuar kosovarë do të ktheheshin kundër Kurtit. Si rezultat, duhet të tërhiqet stopimi i aktiviteteve që kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës, ndërsa kjo është mjaft lehtësisht për t'u bërë pasi në shumicën e formateve, zyrtarët kosovarë qëndrojnë me ftesë të shteteve pjesëmarrëse në ato ngjarje si të ftuar dhe jo si delegacione me ftesë” përfundon Obradoviq.
Nuk ka aluzion se çfarë do të ndodhë nga e gjitha kjo për tani ndërsa gjithmonë e më pak ka dhe kohë për rezultate të mira të krizës së fundit kosovare.



komentet