Rusia dhe SHBA do të themelojnë arkitekturën e rë të sigurisë
Shkruan për Kosovo online: Zheljko Shajn
Në krijimin e rendit të ri botëror shumëpolar, zhvillimi i të cilit varet nga dialogu dhe kompromisi sesi të shuhet lufta në botë dhe siguruar paqe të qëndrueshme, Federata Ruse dhe SHBA kanë treguar gatishmëri për t'u ulur në tryezën e rrumbullaktë për të hyrë në histori si krijuesit të rendit të ri dhe duke u bërë themelues të arkitekturës së re të sigurisë.
Është e qartë pozita e re e udhëheqjes ruse, me në krye presidentin Vladimir Vladimiroviç Putin që Federata Ruse në negociata hyn me situatën në terren çka do të thotë se Ukraina do të riformohet territorialisht. Përveç kësaj, Putin theksoi veçanërisht se prioriteti i Federatës Ruse është mbrojtja e saj e përhershme e sigurisë, ndaj Ukraina nuk mund të bëhet pjesë e Aleancës Veriatlantike.
Ndonëse postblloku komandues i NATO-s, që është nën udhëheqjen e SHBA i ofroi mbështetje logjistike Ukrainës, ashtu sikurse këtë e bëri dhe vetë Amerika duke mbështetur Ukrainën dhe presidentin e saj Zelenski në konfliktin ushtarak me Rusinë, dhe ish presidenti i SHBA Bajden theksoi se Amerika nuk dëshiron konflikt me Rusinë.
Nga ana tjetër, presidenti i Francës Makron, përmes forcave politike në krijimin e koalicionit europian me anëtarë të përzgjedhur të Bashkimit Europian, zotohet për vazhdimin e konfliktit ushtarak në Ukrainë dhe portretizimin e Rusisë si agresore dhe fajtore e vetme për këtë konflikt ushtarak. Kujtojmë dhe përpjekjet e ish-kryeministrit britanik Xhonson në pengimin e nënshkrimit të armëpushimit në Stamboll. Gjithashtu, ish kryeministrja angleze Tereza Mej në Shkup tha se Rusia nuk ka çfarë kërkon në tokën e Ballkanit dhe Europës.
Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte, si dhe synimet historike të ndjekura nga Napoleoni dhe Hitleri, janë të qarta synimet e liderëve të kësaj bashkësie në raport me Federatën Ruse. Për shkak të të gjithë këtyre hapave, të cilëve duhet shtuar fakti se marrëveshjet e Minskut shërbyen si mbulesë për përgatitjen e skenarit ushtarak në Donbas, çka u konfirmua nga ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, ish kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish presidenti francez Fransua Holand, lufta në Ukrainë ka zgjatur për më shumë se tre vjet dhe bota i frikësohet përdorimit të armëve bërthamore globale dhe luftës së tretë botërore.
Në dallim nga administrata e Bajdenit, Donald Tramp prej nisjes së mandatit ka treguar drejtim të ndryshëm të politikës së jashtme të vendit të vet-orjentuar drejt paqes. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Federatës Ruse me ardhjen e Tramp në krye të SHBA, botës i’u ngjall shpresa se paqja do të vendoset dhe se bota është në pragun e rendit të ri multipolar pa hegjemoni, nën shpresën se politika hipokrite ku kemi qenë dëshmitarë sidomos ne në Ballkan, do të mbetet pjesë e historisë apo së paku përjashtim nga rregullat e skenës politike botërore.
Si Tramp dhe Putin përmes gazetarëve të njohur dhe zërave mediatikë, mes të cilëve ishte dhe “Politika” e Beogradit, shpërndanë mesazhe se synimi i tyre ishte formimi i botës globale multipolare me arkitekturën e re të sigurisë euroaziatike ku vendet anëtare të NATO dhe Unionit Europian duhet të heqin dorë nga armiqësia para së gjithash nda Federatës Ruse. Aktiviteti i Federatës Ruse dhe SHBA me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe gjetja e zgjidhjes për ndaljen e luftës në Ukrainë na kujtojnë krijimin e paqes së modifikuar të Karlovacit ku me marrëveshjen në Riad vendosen dhe themelet e rendit të ri multipolar botëror dhe formën e kufijve të rinj. Përfaqësuesit e Putinit biseduan me bashkëpunëtorët diplomatikë të Trampit dhe rreth arkitekturës së re të sigurisë euroaziatike. Është pothuajse e sigurtë se atë do t’a përbëjnë Rusia, SHBA, Kina, Japonia, Europa dhe India, dhe do të qepet sipas modelit që Kisinxher përshkruante në librin e vet “Diplomacia”, duke përfshirë periudhën pas Luftës së Ftohtë.
Sikurse tha në intervistë për “Politika” Aleksej Dobrinjin, arkitektura e sigurisë euroaziatike do të zgjerohet prej Lisbonës e deri në Pekin. Arkitekturë e tillë sigurie megjithatë është e padëshirueshme për udhëheqësinë aktuale frannceze e britanike pasi humbasin kuptimin e shfaqjes së Rusisë si kërcënim për Europën. Edhe pse Putin këtë e ka hedhur poshtë pikërisht me operacionin special ushtarak në Ukrainë, nuk do të nisë me vendet fqinje të Ukrainës që janë anëtare të BE. Sigurisht, Unioni Europian dhe NATO tremben për egzistencën e organizmave të tyre të cilat me siguri do të reformohen para së gjithash në kuptimin organizativ.
Ajo çka është mjaft e sigurtë çka dhe Kisinxher parashikoi, Putin në 25 vitet e tij në krye të Rusisë siguroi sektorin e ri të sigurisë ku skadon prej përbërjes së Samitit të BRIKS. Tramp pranoi strategjinë e Samitit të BRIKS për krijimin e rendit të ri multipolar botëror bazuar në raportet e ekulibruara pa hegjemonizëm ku Federata Ruse dhe SHBA si fuqitë më domethënëse politiko-ushtarake në raport partneriteti do të udhëheqin botën në rendin e ri ku baza do të jenë burimet natyrore.
Rusia dhe BRIKS tërhoqën lëvizje xhentëlmenësh për hap përpara drejt rendit të ri dhe ruajtjen e paqes duke bindur Trampin të unifikojë raportet me BE dhe me paktin e NATO-s për të përjashtuar armiqëëitë para së gjithash ndaj Rusisë dhe së bashku të sigurojnë arkitekturën e paqes. Tramp së fundmi, në vizitën e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Veriatlantike, theksoi se duhet që bashkarisht të përfshihen në krijimin e arkitekturës së re të sigurisë që do t’a kontrollonin bashkërisht. Megjithatë, duke pasur parasysh se NATO është organizatë ushtarako-politike të cilën e komandon SHBA, është tërësisht logjike që në këtë arkitekturë të sigurisë, së pari duhet të përfshihen Federata Ruse dhe vendet nga Lisbona në Pekin dhe nga Mariopoli në Nju Delhi, çka foli dhe analisti i MPJ të Federatës Ruse Aleksei Dobrinjin në një intervistë për "Politika".
Amerika është e rraskapitur ekonomikisht dhe nuk mund të financojë asnjë zonë lufte, aq më pak paktin e NATO dhe kërkon që çdo vend anëtar i NATO të rrisë buxhetin kombëtar me 5%. Në të kundërt-por sigurisht-NATO do të reformohet. Trump beson se krizën e brendshme ekonomike do t’a kapërcejë me burime të reja të metaleve të rralla natyrore dhe do t’a mbajë Amerikën vendin më të fortë ekonomikisht në botë. BRICS, jozyrtarisht, përmes marrëdhënieve diplomatike, Trampit i ka lënë hapësirë për të luftuar në vendet anëtare të Komonuelthit dhe për të kontrolluar mineralet e rralla në Arktik që janë në thellësi dhe sipërfaqe të mëdha të detit dhe oqeanit.
Do të shikojmë sesi do të ndërtohet arkitektura e sigurisë dhe si do të shpërndahet raporti i fuqive në rendin e ri botëror, por zhvillimi i ngjarjeve sigurisht që varet nga dialogu dhe kompromisi, ndërsa Federata Ruse dhe SHBA treguan vullnetin për të siguruar paqen në botë dhe për të hyrë në histori si krijuesit e rendit të ri multipolar. Pritet që Tramp të nxjerrë vendin e vet nga akti kriminal që po kryhet kundër Rusisë në tokën e Ukrainës, i cili padyshim do të riqepet territorialisht. Franca, nga ana tjetër, pritet të mbetet e njëjtë siç ishte në kohën e Napoleonit-armiqësore ndaj Rusisë, por në epokën moderne. Ndryshimet që do të ndodhin do të reflektojnë si në Ballkan ashtu edhe në Sërbi.
0 komentet