Smajlloviq: Sërbia duhet të kërcënojë me dalje nga Këshilli i Europës

Beograd_240418_Podkast_Ljiljana Smajlović
Burim: Kosovo Online

Sërbia duhet të mbrojë të vërtetën dhe interesin e vet kombëtar në lidhje me Këshillin e Europës dhe paralajmërimin e rezolutës për genocidin në Kombet e Bashkuara, ashtu sikurse ne e shikojmë këtë, për ne është gjëja më e rëndësishme në botë, duke thënë në publikimin më të ri të podkastit të Kontekst, ish kryeredaktorja e Politika, gazetarja shumëvjeçare dhe kolumnistja Liljana Smajlloviq.

Kjo e fundit beson se Sërbia duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë në dispozicion, sesi të ndalë proceset aktuale në lidhje me Kosovën dhe Republikën Sërbe të Bosnjës në institucionet ndërkombëtare.

“Nuk ka tjetër, veçse të luftojmë ashtu sikurse mundemi dhe të themi, mirë, mundet që juve t’ju interesojë dhe që Sërbia të dalë prej Këshillit të Europës. Unë jam, të themi, tërësisht kundër daljes së Sërbisë nga Këshilli i Europës, por jam për atë që të kërcënohet me këtë, pasi kjo është ajo që kemi në dispozicion. Jam për atë që të shtyjmë ato vendet perëndimore që të pyesin-a na intereson me të vërtetë dalja e Sërbisë dhe hyrja e Kosovës”, thotë Smajlloviq.

Veçanërisht shkoi pas në tentativën e disave që Sërbinë t’a bëjnë pis me historinë e “genocidit dhe imperializmit”.

“Ndoqa seancën e Këshillit të Europës dhe reagimin e atij, më duket se quhej Gonçarenko. Ai është njëri nga ata funksionarët e lartë në Ukrainë dhe Europë, ai njeri feston atë çka u votua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe ai tha, mjaft me sërbët dhe imperializmin e tyre. Pra, ai në të vërtetë mbështet rezultatet e agresionit ndaj vendit tonë. Epo, nuk e di përse atëherë ai nuk pajtohet dhe me rezultatet e agresionit të vendit të vet, përse nuk thotë që pajtohemi me agresionin, çfarë lidhje ka. Sepse ata vendosën se sulmi rus në Ukrainë, interpretohet si imperializëm rus, tashmë i njëjti bastard, njollos me atë pisllëk të gjithë atë që nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Atëherë ne, që u dëbuam, u mundëm, u sanksionuam, që jemi viktima të genocidit, tashmë jemi ndonjë fuqi imperialiste që duhet t'i jepet fund disi. Ky njeri, në fakt, dëshiron të marrë edhe më shumë mbështetje nga Perëndimi, do ato 60 miliardë dollarët që kanë ngecur në Kongresin Amerikan. Çfarë lidhje ka Sërbia me të? Ai për këtë do t’a shpallë genocid, imperialist, çfarëdo qoftë”, thekson Smajlloviq.

Sipas fjalëve të kësaj të fundit, media dhe opinioni publik në SHBA sot 25 vite pas bombardimit të Sërbisë, nuk janë të interesuara për të vërtetën e agresionit të NATO-s të vitit 1999.

“Mendoj se ata e kanë harruar tërësisht. Këtu Amerika nuk pagoi asnjë çmim. Duke përllogaritur këtë në sukses. E vetmja që mund të themi se atëherë në një farë mënyre jemi zemëruar me amerikanët. Kështu që ishim aq kafshatë për ta, në vitet '90 të shekullit të kaluar, saqë hyrën në agresion në Irak dhe Afganistan. Dhe ja ku e paguan çmimin. Si politik ashtu edhe çdo çmim tjetër. Dhe këtë e kujtojnë si gabim të madh. Këtu egzistojnë disa konfirmime se ai ishte gabim. Këtë të gjitha elitat politike e pranuan se kjo ishte e gabuar. Por tonën askush nuk e kujton. Njeriu kujton vetëm atë për të cilën dikush pagoi çmimin. Madje në Amerikë, nuk do t‘a dëgjoni kurrë atë argument as edhe tani kur diskutohet rreth Ukrainës. Që Perëndimi shkaktoi luftë në Ukrainë kur bombardoi Sërbinë. Jo, kjo nuk përmendet”, ka thënë ndër të tjera Smajlloviq.

Gjithë bisedën e Liljana Smajlloviqit dhe redaktorit të Kontekst Millosh Gariq, mund t’a shikoni në videon bashkangjitur.