Bazdulj: Prishtina duhet të heqë qafe serbët si Franjo Tuxhmani, nënvizohet vija e tërheqjes së Serbëve
Kur Albin Kurti thotë se nuk e dëshiron Asociacionin e Komunave Serbe dhe se nuk dëshiron një Republikë Srpska të re në Kosovë, ai indirekt thotë se nuk dëshiron që serbët në Kosovë të kenë ndonjë pushtet real, deklaroj shkrimtari, gazetar dhe publicist Muharem Bazdulj në edicionin e ri të podcast-it Kontekst në portalin Kosovo online. Ai theksoi se procesi i pavarësisë së Kosovës është dhunë legale ndaj Serbisë, por se, përveç incidenteve të kufizuara, nuk është një përsëritje reale e dhunës sistematike siç ishte gjatë konflikteve të luftës.
“Për ne në Ballkan ishte më mirë kur ekzistonte vullneti që elitat e këtyre kombeve të arrinin një marrëveshje pa monitorim të tepruar nga jashtë. Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, tha se Ballkani do të jetë ashtu siç bien dakord grekët, shqiptarët dhe sllavët. Për të, boshnjakët, malazezët dhe serbët janë të njëjtë, madje edhe bullgarët. E njëjta gjuhë, ne kuptohemi me bullgarët. Një situatë në të cilën njerëzit do të kuptonin, me një sens të shëndoshë, se një serb nga Rashka është më i afërt me një boshnjak në Novi Pazar sesa një musliman nga Indonezia, nëse njerëzit do ta kuptonin se jeta e tyre e përditshme varet nga marrëdhëniet tona këtu, jeta jonë do të ishte më e mirë ”, tha Bazdulj.
Ai theksoi se Perëndimi dëshiron që status quo-ja në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë të mbetet, në mënyrë që ato të ruajnë fuqinë e tyre të intervencionimit dhe prezencës.
"Serbisë i kërkohet të heqë "de jure" territorin e saj. Pse? Çfarë lloj logjike është që Serbia është i vetmi vend ku mund të krijoni një rast sui generis. Kur flasim me diplomatë perëndimorë, duhet të kërkojm vetëm sijelljen ndaj territorit të Serbisë si me territorin e Hungarisë apo Finlandës. Relativisht mendoj se koha tani po punon për Serbinë. Sepse ka qenë një periudhë menjëherë pas marrëveshjes së Kumanovës dhe pas vrasjes së Gjingjiqit, kur mendohej se kjo bote unipolare ishte aq e forte sa nuk i ben dobi Serbisë. Por tani ka pasur ndryshime. Shikoni demografinë. Kishte dikur nje dallim te madh mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosovë. Tani kemi nje emigrim te madh te shqiptareve dhe natalitetin e tyre është në rënie. Nuk ka më familje me 6, 7 fëmijë", vëren Bazdulj.
Ai kujton se Serbia “gëlltiti pilula të hidhura” dhe i zbatoi obligimet e nënshkruara, ndërsa në Prishtinë ende nuk ka gatishmëri elementare për të bërë atë që u zotuan në marrëveshjen e Brukselit.
"Edhe intelektualët e tyre më të zgjuar, si Veton Surroi, kontestojnë vendimin e Gjykatës së tyre Kushtetuese në rastin e manastirit të Deçanit dhe tokën që duhet të kthehet. Ata tregohen si partnerë jo të besueshëm. Por ne në Beograd është e lehtë të flasim për Kurtin. Në enklavat dhe në jug dhe në veri të Ibrit kemi incidente të përditshme dhe një qeverisje jodemokratike të imponuar në veri. Shqetësimi më i madh është se në elitën politike të Prishtinës duket se vërtet ekziston një ide që do të donin një “stuhi të vogël”. Të heqin qafe popullatën serbe si Franjo Tuxhmani”, paralajmëroi mysafiri i Kontekstit.
Bazdulj thotë se vështirë se mund ta imagjinojë Kina, Rusia, India, Brazili apo Irani që të vendosin ta njohin Kosovën.
“Prishtina ka mbetur me këtë gjysmështet që bën një punë, por nuk e bën deri në fund. Asgjë nuk do të ndryshojë në mënyrë drastike në pesë deri në 10 vjet. Do të mbetet Bosnja dhe Hercegovina e Dejtonit dhe ky lloj i Kosovës, i cili nuk do të integrohet në rendin botëror. Por, në terma afatgjatë, mendoj se gjërat po ecin më shumë në favor të popullit serb sesa kundër. U nënvizua tërheqja serbe dhe kompromisi që u bënë në dëm të serbëve. Balancat historike po zhvendosen, këto janë procese të gjata historike”, theksoi ndër të tjera Bazdulj.
Në linkun e bashkangjitur mund ta ndiqni të gjithë bisedën mes redaktorit të Kontekst, Millosh Gariqit dhe Muharem Bazduljit.
komentet