Avokat Mitroviq: Spasiqit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor, akuzohet i pafajshëm në drejtësinë e Zotit

Advokat Srđan Mitrović
Burim: TV Most

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar sot masën e paraburgimit 30 ditor ndaj Dalibor Spasiqit, i cili dyshohet se ka sulmuar ekipin gazetaresk të RTV “21”, si dhe për huliganizëm, ka thënë për Kosova Online avokati i tij Sërgjan Mitroviq.

“I’u caktua masa e paraburgimit dhe është rrugës për në burgun e Podujevës nëmos ka mbërritur për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm ndaj ekipit gazetaresk dhe se ka kryer veprën penale “kryerje kriminale në grup-huliganizëm si pasojë e pjesëmarrjes në protesta” tha Mitroviq.

Ky i fundit tregon se është i bindur për pafajësinë e Spasiqit.

"I dyshuar në të drejtën e Zotit, mendoj se është i pafajshëm", thotë ai.

Sipas Mitroviqit afati për apelim është 48 orë.

"Më është dorrëzuar vendimi i paraburgimit. Tani mendoj se ka instanca të larta nëse mund të rregullohet, do t’a shikojmë, por patjetër që do t’a apelojmë. Ata po përdorin pamje nga portali 'Kallxo', ku në sajtin e tyre është publikuar më 31 maj, ku gazetari i tyre është lënduar e telefoni nuk i ka rënë fare nga dora dhe mund t’a shikoni, unë e kam parë këtë video dhjetëra here ku shihet se nuk ishte Spasiqi ai që e goditi me telefon” ka thënë Mitroviq.

Ky i fundit shton se pamjet e portalit "Kallxo", janë prova bazike me të cilat ngarkohet me faj Spasiqi.