Delleviq: Një muaj paraburgim për serbët e dyshuar për "përgatitjen e akteve terroriste"

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Delleviq ka konfirmuar për Kosovo Online se dy serbëve nga Serbia qendrore u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke thënë se dyshohen për veprën penale “përgatitje e akteve terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës”.

Dy serbë S.J. dhe I.S. dyshohen se kanë shkuar në Kosovë për t'iu bashkuar protestave në veri dhe sipas Delleviqit janë arrestuar në Jarinjë dhe akuzohen për armëmbajtje, si dhe për pjesëmarrje në një grup që kryen vepra kriminale dhe huliganizëm.

“Ata në veturat e tyre nuk kishin absolutisht asgjë me të cilën mund ta kërcënonin rendin kushtetues të Kosovës”, ka thënë Delleviq dhe ka shtuar se paraburgimi është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se së bashku me kolegun e tij Lubomir Pantoviq, që gjithashtu merret me këtë lëndë, do ta ankimojnë vendimin për paraburgim në Gjykatën e Apelit.

“Do të marrim pjesë edhe në hetim”, tha Delleviq dhe shtoi se deri më tani serbët e arrestuar ishin në paraburgim në Prishtinë dhe tani janë në pritje të vendimit se në cilin burg të Kosovës do të transferohen.