Avokati: Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për Pantiqin, që është në kundërshtim me ligjin, ai ka fjetur në karrige

Hapšenje Dejana Pantića
Burim: Kosovo Online

Sot në ora 13 ka përfunduar gjykimi i të arrestuarit Dejan Pantiq nga Mitrovica e Veriut, ndërsa avokati i tij Srgjan Mitroviq ka thënë për Kosovo Online se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, edhe pse është kundër ligjit. Vendimi po pritet në orët në vijim,shtoi ai.

Mitroviq ka thënë se gjykimi është mbajtur me video link dhe se Pantiqin nuk e ka parë drejtpërdrejt.

"Dejani është në një objekt në Jarinjë, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige", thotë Mitroviq.

Ai shton se kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të arrestuarin Pantiqin është kundër ligjit sepse nuk ka pasur shpjegime për vetë masën.

"Kam pretenduar se ky është një njeri shumë i ndershëm, se ka qenë duke blerë bukë në kohën kur dyshohet se ka kryer vepër kriminale dhe i kemi sugjeruar që të marrin pamjet video nga kamerat e vëzhgimit nga rruga Knez Millosh, nëpërmjet Boshnjaçkës deri në objektin e tij si provë, si dhe një video nga ndërtesa e Drejtorisë për Banim, e cila ndodhet afër objektit të Pantiqit”, thotë avokati.

Ai shton se ka propozuar që i arrestuari Pantiq të lirohet ose të vendoset në arrest shtëpiak.

Mitroviq thotë se Pantiq, ndonëse i sëmurë me zemër, ende nuk e ka marrë terapinë, por i është thënë se do t'i dorëzohet sa më parë.

"Ai nuk e mori terapinë, e pyeta gjykatësin se si t'ia dorëzoj dhe ai mbeti i paqartë", thotë Mitroviq, i cili ishte i vendosur nga Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Dejan Pantiq është arrestuar të premten në vendkalimin Jarinjë kur po kthehej nga Rashka me familjen e tij. Ai akuzohet për veprën kriminale të "Kryerjes së aktit terrorist".