Familja e të arrestuarit Pantiq nuk ka informacion për të: Jemi të brengosur për shëndetin e tij pasi është i sëmurë kardiak dhe i nevojitet terapi
Familja e Dejan Pantiqit i cili një ditë më parë u arrestua në sytë e bashkëshortes nga Policia e Kosovës në Jarinjë, nuk ka asnjë informacion rreth fatit dhe shëndetit të tij.
Familjarë të tij shprehen për Kosovo Online se Pantiq vuan nga zemra dhe tre muaj më parë atij i'u vendos valvul në zemër në spitalin e Valjevës.
"Atij i nevojiten barnat të cilat i pi rregullisht qysh pas vendosjes së valvulës. Ato i pi si terapi për hipertensionin dhe dobësimin e zemrës. Ndihemi të shqetësuar për shëndetin e tij. Familja prej momentit të arrestimit nuk ka asnjë informacion rreth tij, nuk dimë se në çfarë gjendje ndodhet dhe as nuk dimë se ku ndodhet dhe nuk kemi mundësi si tja japim barnat. Këto të fundit nuk mundëm dot tja jepnim as avokatit që kemi marrë", thuhet nga familja Pantiq.
Sipas fjalëve të tyre, as avokati nuk mundi dot ta shikonte. Derimê tani nuk ka asnjë informacion rreth Dejan Pantiqit se ku ndodhet dhe ku e ka çuar policia, ndërkohë që atij i është mohuar e drejta për te komunikuar pas arrestimit. Siç thonë e vetmja që dinë është ajo çfarë kanë dëgjuar përmes mediave nga ministri i brendshem kosovar Xhelal Sveçla i cili tha se Pantiq ëahte ndaluar si "organizator i sulmit në ambjentet e KQZ në veri të Kosovës".
"Nuk e dimë as se ku e kanë çuar në Prishtinë apo në bazën e Leposaviqit, asgjë nuk mundemi të mësojmë. Ai nuk ka marrë pjesë në asnjë veprimtari ilegale", thuhet nga familja.
Nga familja e Dejan Pantiqit thonë se përveç stresit që përjetoi nga arrestimi, ndjehen të shqetësuar pasi nuk kanë asnjë informacion rreth tij dhe aq më shumë nuk kanë dijeni për gjendjen e tij shëndetësore pasi vuan nga zemra dhe prej momentit të arrestimit nuk pi barnat.
"Dejani është pa të meta në rekordet e tij në karrierë. Presim që ai të kthehet shpejt në shtëpi dhe kjo padrejtësi apo gabim të korrigjohet së shpejti. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ishin me ne, njerëzit nga Zyra për Kosovën dhe Metohinë dhe bashkëqytetarët tanë për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ", thuhet nga familja.

komentet