Filipoviq: Dëshmitarja në rastin Çepkenoviq në shumë raste ka ndryshuar deklaratat
Avokatja Jovana Filipoviq theksoi se sot u dëgjua dëshmia e dëshmitares së prokurorisë për rastin e Nadica Çepkenoviqit ku në shumë raste ka ndryshuar deklaratën e saj, dhe se nuk arriti që të identifikonte personin nga dokumenti i identifikimit që nënshkroi.
"Sot, në shqyrtimin kryesor, dëgjuam dëshmitaren Zahrien, e cila e ndryshoi tërësisht dëshminë e saj në pjesën që kishte të bënte me përkatësinë e saj me UÇK. Deklarata e saj e dhënë në polici, si dhe shumë intervista që dha, lidhen me atë se kishte rol të lartë në UÇK, në kuptimin e furnizimit me armë, ushqim dhe gjëra të tjera të nevojshme, ndërsa deklarata e saj e dhënë në seancën e sotme lidhej vetëm me atë që në atë kohë u ofronte informacione", tha ajo.
Filipoviq theksoi se deklaratat, gjithashtu janë në kundërshtim me provat e paraqitura.
"Sidomos duke pasur parasysh intervistën që ajo dha për Oral History Kosovo, me gjatësi 302 minuta, në të cilën emëroi me saktësi personin që, sipas fjalëve të saj, e keqtrajtoi gjatë qëndrimit në burgun e Lipjanit. Me këtë rast, tha se në burg punonte një grua me emrin Nadica e cila as nuk e preku kurrë, sikurse deklaroi atëherë. Kjo është provë që u dorëzua në gjykatë dhe ne do të shikojmë se nga çfarë arsye ajo ndryshoi dëshminë e saj më vonë. Gjithashtu, vetëm pas vendimit të gjykatës në lidhje me atë nëse ai do t'i pranojnë provat e mbrojtjes, do të shikohet sesi Zahrie do të vazhdojë të dëshmojë në këtë procedurë", tha avokatja.
Filipoviq paraqiti parashtresë në gjykatë që kishte të bënte me intervistën e lartpërmendur.
"Pjesa e dytë ka lidhje me fotografitë e personave që punonin në burgun e Lipjanit në atë kohë. Vlen të përmendet veçanërisht se dëshmitarja pretendoi për një fotografi se në të ishte Nadica. Sot para gjykatës, pra kjo nuk ishte fotografi e të akuzuarës dhe dukej se ishte çështje identifikimi i gabuar, ndërsa e njëjta dëshmitare nuk ishte në gjendje të na përsëriste madje as emrin e ndonjë personi nga procesverbali i identifikimit që ajo nënshkroi", tha ajo.
Ajo theksoi se qëndrimi i avokates është që të kallzohet penalisht për dhënie të dëshmisë së rreme.
"Sidoqoftë, pas përfundimit të procedurës penale ndaj klientëve tanë, egziston qëndrim i përgjithshëm i të gjithë avokatëve për të paraqitur kallzime ndaj dëshmitarëve që mesa duket kanë mashtruar gjykatën, duke pasur parasysh se kjo është vepër penale dhe se të dyja deklaratat janë bërë nën betim. Konkretisht, të themi se në këtë rast të dëshmitares së sotme, kemi një deklaratë në polici në të cilën dëshmitarja pohoi se ishte anëtare e mobilizuar e grupit gueril të UÇK, ndërsa sot pohoi se kurrë nuk ka qenë e mobilizuar dhe as pjestare e UÇK. Gjithashtu, duke pasur parasysh se mesa duket të dy këto deklarata nuk mund të jenë të vërteta, besojmë se është tërësisht i justifikuar qëndrimi i të gjithë avokatëve ndaj dëshmitarëve të tillë për t’i kallzuar penalisht dhe shpresojmë që prokuroria kosovare do të ketë forcën dhe vullnetin e mjaftueshëm për t'u marrë me këto çështje ashtu siç e kërkon në të vërtetë çështja",konkludoi Filipoviq.
Aktakuza ndaj Nadica Çepkenoviqit, roja e atëhershme e Burgut në Lipjan, u ngrit më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ajo u arrestua së bashku me Boban Toniqin, gjithashtu ish roje burgu, në prill të vitit të kaluar.
Në seancën përgatitore dëgjimore para Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në shkurt të këtij viti, Nadica Çepkenoviq u deklarua e pafajshme për këtë vepër penale.
Mbrojtja e të akuzuarve pas seancës së caktimit të masës së paraburgimit, theksoi se prokurori paraqiti prova të përgjithshme dhe se veprimet për të cilat akuzoheshin nuk ishin specifikuar.
0 komentet