Filipoviq: Gjykata pranoi lehtë masën e paraburgimit, do t’a ankimojmë

Filipović
Burim: Kosovo Online

Avokatja Jovana Filipoviq për rastin e caktimit të paraburgimit për shtatë drejtorët e arrestuar të institucioneve shëndetësore e arsimore në Graçanicë, theksoi se masë e tillë u pranua lehtë dhe lajmëroi ankimim në Gjykatën e Apelit. 

Filipoviq, e cila në këtë rast përfaqëson drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Mirjana Dimitrijeviq, theksoi se arsyeja e caktimit të paraburgimit ishte se egziston mundësia e arratisjes dhe tha se tre të arrestuarit në momentin kur u erdhi thirrja që të japin deklaratë, ishin në Sërbinë qëndrore, por që u paraqitën vullnetarisht.

"Sot pas orës 17:00, së pari nga sigurimi i gjykatës dhe më pas përmes rrugës së imeilit, u informuam se për këtë u caktua masë paraburgimi për të shtatë të pandehurit që u dëgjuan sot para Departamentit për Vepra të Rënda Penale të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Është shqetësuese që gjykata e pranoi lehtë përcaktimin e një mase të tillë dhe kërkesën e prokurorisë sepse, sikurse u tha, egziston rreziku i arratisjes. Më duhet të theksoj se tre nga shtatë të pandehurit në kohën kur policia i thirri të jepnin deklaratë, ishin në Sërbinë qëndrore dhe pas kësaj erdhën vullnetarisht. Pra, nëse këta të kishin ndërmend t’ia mbathnin, të fshiheshin apo të pengonin rrjedhën e kësaj procedure penale në ndonjë mënyrë, sigurisht që nuk do të kishin ardhur vullnetarisht dhe më pas të ishin ndaluar në kalimin kufitar”, tha Filipoviq.

Sikurse shtoi hetimi kundër tyre nisi një ditë pas arrestimit çka tha, është ligjërisht e paimagjinueshme.

“Ajo çka pamë ishte se ata në fillim u privuan nga liria më 19 maj e më pas një ditë më vonë, më 20 maj u mor vendimi për nisjen e hetimit, çka është ligjërisht e paimagjinueshme, por pamë se pavarësisht të gjitha kundërshtimeve tona, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë”, tha Filipoviq.

Kjo e fundit theksoi se mbrojtja do t’a apelojë këtë vendim në Gjykatën e Apelit.

“Ne do t’a ankimojmë këtë vendim dhe presim që, pasi tensionet të jenë qetësuar, Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më saktë të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë, para së gjithash, kushtet për përcaktimin e masës së paraburgimit si masa më e rëndë. Afati për ankimim ndaj vendimit të shkallës së parë është 48 orë, pas së cilës gjykata është e detyruar brenda 24 orëve t'ia përcjellë vendimin Gjykatës së Apelit, e cila është e detyruar të marrë vendim brenda 72 orëve. Meqënëse këto janë afatet e përcaktuara në ligj dhe në praktikë dimë që këto afate zgjasin shumë më gjatë, para së gjithash për shkak të përkthimit të vendimeve gjyqësore”, tha Filipoviq.
Gjykata themelore në Prishtinë caktoi sot paraburgim deri në një muaj për shtatë sërbë, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Graçanicë, të akuzuar për veprën penale të “shkeljes së vullnetit të lirë të votuesve”.

Sikurse thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjyqtari për procedurë paraprake miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të përcaktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurve M.D, B.P, Lj.K, M.D, N.R, B.L. dhe S.M, duke urdhëruar që ata të mbahen në paraburgim deri në një muaj.