Gjuziq: Më sulmuan tre shqiptarë të fshatit tim, nuk munda të mbrohesha

Boban Đuzić
Burim: Kosovo Online

Boban Gjuziq nga Mogila thotë për Kosovo onlajn se atë sot e kanë sulmuar tre shqiptarë duke e lënduar me thikë pas shpne. 

Boban thotë se i njeh agresorët por nuk ka dijeni për arsyen e sulmit ndaj tij. 

"Sot më sulmuan shqiptarët, teksa po kthehesha nga një shëtitje me qenin. Po kthehesha në shtëpi dhe më sulmuan tre shqiptarë, e lashë qenin se doja të mbrohesha. i njoh agresorët, ata janë nga fshati im, dy ishin të mitur dhe një i rritur. Thirra policinë, ata erdhën, por nuk kishte dëshmitarë pasi isha i vetëm. Më sulmuan, nuk pata mundësi të mbrohesha“ ka sqaruar Bobani i mërzitur. 

Ky i fundit u plagos me thikë pas shpine ku ka dy shenja goditjeje. Pas sulmit, ai është shtruar në spitalin e Pasjanit. Policia kosovare ndaloi shqiptarët të cilët ishin pjesmarrës në sulm ndaj Boban Gjuziqit.