Suzana Trajkoviq: Apeloj që tim shoqit t’i mundësohet mjekimi në QKS në Mitrovicën e Veriut

Suzana Trajković
Burim: Kosovo online

Suzana Trajkoviq bashkëshortja e Sllagjan Trajkoviqit i cili në mes të dhjetorit të kaluar u arrestua për krime lufte, ka apeluar sot që atij t’i mundësohet mjekimi në QKS në Mitrovicën e Veriut.

Ajo i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë së Prishtinës, që të mundësojnë që Sllagjani të dalë nga izolimi dhe të mbrohet në liri.

“Po mbushen gati dy muaj që im shoq ndodhet në paraburgim dhe gjendja shëndetësore e tij po përkeqësohet ndjeshëm si pasojë e kushteve në të cilat ndodhet. Ai është me të vërtetë në gjendje kritike si pasojë e sëmundjes koronare. Apeloj tek organet e drejtësisë në Prishtinë që Sllagjani të lirohet dhe mbrohet nën këto kushte ashtu si gjithë të tjerët sërbë apo shqiptarë të cilëve u është mundësuar të mbrohen jashtë qelive për të njëjtat akuza të cilëve i’u janë ngarkuar“, thotë Trajkoviq për Kosovo onlajn.

Suzana thekson se pardje vizitoi Sllagjanin dhe gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar pasi nuk mjekohet prej 11 ditësh.

“I drejtohem publikut dhe Bashkësisë europiane. Është momenti për të bërë llogaritë. Prej 11 ditësh Sllagjani nuk ka marrë mjekim, këtë të mërkurë i morën tabletat që i blemë. I janë shfaqur sërish plagët në kokë, e gjithë koka është mbuluar me plagë, madje as plaga në shputat e këmbëve nuk i është shëruar. Nuk ka kushte për mjekim. Madje edhe infermierja shqiptare debatoi me gardianet e burgut pikërisht për këto tableta“, bën të ditur Suzana.

Sipas saj Sllagjani duhet të mjekohet në QKS në Mitrovicën e Veriut pasi mjekët janë të njohur me sëmundjen e tij.

„Lutem që të reagoni. Kjo është thirrja e fundit që Sllagjanit t’i mundesohet mjekimi në QKS në Mitrovicën e Veriut pasi mjekët janë të njohur me rastin e sëmundjes së tij. Këtu është mjekuar si pasojë e cirozës në mëlçi, ujin në mushkëri dhe nivel të lartë të sheqerit në gjak“, nënvizoi ajo.

Avokati Dejan Vasiq i cili përfaqëson të arrestuarin Sllagjan Trajkoviq më herët sot ka thënë sesi pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Trajkoviqit duhet të kërkojë urgjentisht arrest në shtëpi.  

Slagjan Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor në lagjen boshnjake në veri të Mitrovicës. Mbi të rëndon akuza e krimeve ndaj civilëve. Gjykata themelore e Prishtinës në mes të janarit, zgjati me 2 muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj tij.