Policia e Kosovës ka ndaluar Jovanën Radosavleviqin
Burim: Kosovo Online
Policia e Kosovës ka ndaluar një femër në afërsi të urës së Bistricës. Siç mëson Kosovo online, bëhet fjalë për drejtoreshën e organizatës “Nisma e Re Shoqërore”, Jovana Radosavleviq.
Një person femër me iniciale J.R. ajo është arrestuar sot pasi ka bërë fotografi të paautorizuara të postbllokut të policisë pranë urës së Bistricës. Ajo ka fotografuar postbllokun e policisë përkundër faktit se ka shenja të qarta se fotografimi është i ndaluar në këtë zonë”, tha për Kosovo online Petrit Fejza, ndihmës i komandantit të rajonit verior.
Ai shtoi se marrja në pyetje e saj është në vazhdim.
Pyetja e saj është duke u zhvilluar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, pas së cilës prokurori do të vendos për hapat e mëtutjeshëm”, ka shtuar Fejza.
0 komentet