Radosavljeviq: Komuniteti sërb në Kosovë më i dizintegruari prej vitit 2013
Drejtoresha e “Iniciativës së re Shoqërore” Jovana Radosavljeviq ka deklaruar në Prishtinë duke folur rreth të drejtave të komuniteteve të pakicave në diskutimin rreth Raportit të BE rreth Kosovës për vitin 2024, se komuniteti sërb prej vitit 2013 është më i dizintegruari dhe se nuk shikohet që kjo situatë të ndryshojë. Ajo foli dhe rreth keqpërdorimi të Policisë Kosovare nga ana e partive qeverisëse dhe rastet e brutalitetit ndaj sërbëve.
Shefi i Zyrës së BE në Kosovë Aivo Orav tha në nisje të diskutimeve në të cilën foli rreth reformave në sektorin publik, në shprehjen e lirë, të drejtave themelore...se synimi i diskutimeve është që të kenë një informacion rreth raporteve dhe rekomandimeve.
Ai theksoi se 92% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin në BE.
“Më shumë se 50% besojnë se ky anëtarësim do të ndodhë para vitit 2030. Më shumë se 50% besojnë se arsyeja përse Kosova nuk avancon drejt BE është veçse Bashkimi Europian, pasi ky i fundit nuk e trajton Kosovën korrektësisht, në mënyrë të drejtë, se vendos kushte, ndërsa pak besojnë se Kosova duhet të bëjë më shumë sesi të përshpejtojë procesin e përputhjes me legjislacionin e BE dhe të implementojë këtë në legjislacionin e vet” ka thënë Orav.
Drejtoresha e “Iniciativës së re Shoqërore” Jovana Radosavljeviq ka theksuar faktin se dhe para largimit të sërbëve kosovarë nga institucionet, ky u shndërua në problem tek përfaqësimi i komuniteteve minoritare në institucione, si në nivel qëndror ashtu edhe në atë vertikal e horizontal.
“Kjo paraqet problem domethënës dhe shtrohet pyetja se cilat janë këto arsye përse nuk kemi mjaftueshëm komunitete minoritare të përfaqësuara në këto institucione. Kemi ministri apo institucione të caktuara ku madje nuk kemi asnjë përfaqësues të vetëm, për shembull, të komunitetit sërb” tha Radosavljeviq.
Kjo e fundit theksoi se për këtë ka shumë arsye dhe se një i ka paraprirë largimit të sërbëve nga institucionet. Ky, siç tha ajo, është kriminalizimi i një komuniteti të tërë dhe krijimi i perceptimit rreth një komuniteti nga ana e partisë në pushtet, si dhe mungesa e dialogut të brendshëm dhe qasjes kuptimplotë për përfshirjen e këtyre personave në institucione.
“Zyra për Komunitete është përmendur në Raportin e Progresit dhe shqetësues është fakti, sikurse u tha, se ne për më shumë se tre vjet nuk kemi drejtor të asaj Zyre, e cila është e rëndësishme për komunitetet pakicë dhe po ashtu ndërkohë kemi pasur problem me ndarjen e fondeve që nuk janë të dedikuara për komunitetet për të cilat është parashikuar, pra, pjesa më e madhe e kësaj ndihme nga ana e Zyrës është marrë për organizatat nga komuniteti pakicë” tha Radosavljeviq.
Një nga pengesat që haset kur bëhet fjalë për përfaqësimin e komuniteteve pakicë në institucione, thekson Radosavljeviq, është çështja e Ligjit rreth përdorimit të gjuhëve dhe detyrimit të zyrtarëve që të jenë në gjendje të komunikojnë në gjuhët zyrtare me qytetarët e tyre.
Radosavljeviq pyetjes se çfarë do të mund të bëjë Qeveria e Kosovës për të ndërtuar besimin mes institucioneve dhe sërbëve kosovarë, tha “se kjo nuk ka të bëjë me atë që ka bërë deri më tani”, në aspektin e politikave që kanë pasur pasoja të mëdha tek populli sërb në Kosovë.
Ajo theksoi se në vitet e fundit komuniteti sërb ndjehet sikur nuk i përket askujt dhe shqetësimet mes Prishtinës dhe Beogradit me bashkësinë ndërkombëtare.
“Përse ne tashmë ndodhemi në këtë situatë? Fokusi ka qenë në vitet dhe muajt e kaluara në veri të Kosovës por gjithçka çka ka ndodhur në veri të Kosovës ka patur implikime dhe në jug. Problemi është për komunitetin sërb në Kosovë, procesin e integrimit që është mjaft i dhimbshëm dhe procesi në të cilën ata marrin pjesë pa dëshirë dhe që nuk janë pjesë e negociatave, as marrin pjesë në procesin e vendimarrjes në mënyrë që ai integrim të ndodhë” ka thënë Radosavljeviq.
Komuniteti sërb në Kosovë është më i dizintegruari qysh prej vitit 2013, ka theksuar ajo pa e parë që kjo situatë do të ndryshojë.
“Për të gjitha këto, ne duhet të dalim nga korniza e dialogut dhe të adresojmë çështjet që janë në kuadër të vetë procesit të dialogut, të cilat trajtohen nga ana qeverisë kosovare si çështje të brendshme të Kosovës, vetëm pa konsultim, pa marrë parasysh nevojat e qytetarëve. Shërbime të caktuara të institucioneve që i ofron Republika e Sërbisë për shtetasit e vet po shkelen, ndërsa këtyre njerëzve nuk u ofrohet alternativë dhe në fund, qytetarët janë ata që vuajnë më shumë nga pasojat e shërbimeve që tashmë janë mbyllur ose përshtatja e jetës së tyre me realitetin e ri”, tha Radosavljeviq.
Gjëja pozitive që përmendet në raport është, siç thekson ajo, përparimi për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në CEFTA, por nga ana tjetër sikurse thekson, lëshimi nga ana e autoriteteve kosovare që ka të bëjë me heqjen e ndalimit të importit të mallrave nga Sërbia, që ishte për arsye sigurie dhe nuk egziston asnjë rast që në të njëjtat kamionë të jenë gjetur armë apo municion.
“Ajo masë tani zbatohet vetëm në një vendkalim-Merdare duke anashkaluar dy vendkalime në veri, të cilat në thelb duhet të mbledhin fitime, taksa, nga ai import, Jarinje dhe Bërnjak dhe ato fitime do të shkonin direkt tek Fondi për Zhvillimin e Veriut që është një nga mekanizmat efektiv dhe të rëndësishëm që dolën nga Dialogu i Brukselit. Problemi për tani nuk është zgjidhur, importet janë të ngadalta ndërsa mallra sërbe në veri pothuajse nuk ka” tha Radosavljeviq.
Një tjetër gjë e rëndësishme që duhet adresuar nëse bëhet fjalë për ndërtimin e besimit mes serbëve kosovarë dhe institucioneve është sikurse tha, keqpërdorimi i Policisë Kosovare nga ana e partisë në pushtet.
“Rastet e brutalitetit nga ana e policisë ndaj qytetarëve e ndërlikojnë edhe më shumë idenë se ku ne mund të arrijmë të shkojmë drejt një trajektore në rritje kur bëhet fjalë për ndërtimin e besimit”, tha Radosavljeviq.
Kjo e fundit theksoi gjithashtu se duhet të ndryshohen narrativat që vijnë nga autoritetet në Prishtinë.
“Duhet ndryshuar narrativa, për të ri-adresuar se çfarë do të thotë Kosovë multietnike, sepse duket se me kalimin e kohës termi dhe kuptimi se çfarë do të thotë Kosovë multietnike, duhet të jetë shoqëri civile që në vetvete ka grupe të ndryshme etnike që gëzojnë të drejta të barabarta dhe jo shoqëri të një komuniteti shumicë dhe pakicave të tjera” tha Radosavljeviq.
Xhemal Rexha nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës foli rreth lirisë së shprehjes në Kosovë dhe theksoi se problem i madh është siguria e gazetarëve.
“Është thënë në raport se viti 2023 ka qenë më i rëndi përsa i përket sigurisë së gazetarëve si pasojë e sulmeve ndaj gazetarëve në veri. Në harkun kohor të pesë javëve ka patur 30 sulme fizike. Ne kemi qenë të interesuar të ndiqnim këto raste dhe ndonjë prej tyre kanë shkuar në gjykatë”, ka thënë Rexha.
Ky i fundit theksoi se sulme të ndryshme ka patur dhe gjatë vitit 2024 dhe se nuk janë të gjitha sulme fizike por që kanë qenë të një forme tjetër ndërsa shumica vijnë prej zyrtarëve të lartë publik.
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje partive në pushtet që të ndalin sulmet ndaj gazetarëve dhe inkurajimin e sulmeve ndaj punonjësve të mediave, theksoi ai.
“Sikurse po afrohen zgjedhjet, jemi të shqetësuar se situata do të bëhet e rëndë, sepse në dy javët e fundit mediat do të luajnë rol të rëndësishëm në monitorimin e fushatës dhe dhënien e hapësirës së barabartë të atyre që konkurrojnë” tha Rexha.
Ky i fundit theksoi se Ligji për Komisionin e Pavarur për Mediat është problem i madh për Shoqatën dhe shoqëria civile nuk është përfshirë në diskutime publike gjatë hartimit të ligjit.
“Ne vërrejtjet dhe shqetësimet tona, i kemi paraqitur, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk i ka marrë parasysh raportet e ekspertëve nga Këshilli i Europës, ku janë gjetur disa pika që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës” tha ai.
Rexha theksoi se mediat në gjuhën sërbe në Kosovë në shumicën e rasteve, bëjnë punën e tyre profesionale, por që studimet tregojnë se shumica e popullatës sërbe në Kosovë si pikë të parë i referohen mediave nga Beogradi.
“Fatkeqësisht, aty është ai peizazhi i ndryshëm në raport me Kosovën dhe sikurse raportohet, shumica e mediave të kontrolluara nga partitë në pushtet aty, kanë gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, por kanë edhe gjuhë të papërshtatshme për njerëzit brenda Sërbisë që janë kundër Qeverisë dhe shoqërisë civile që janë kundër asaj politike”, tha Rexha.
Gjithashtu në diskutime ka folur dhe Nikol Farnsuorth nga Rrjeti i Grave të Kosovës, e cila foli rreth pjesëmarrjes së grave në administratën publike, ndërsa Arbëresha Lloxha nga grupi i Studimeve Juridike dhe Politike foli rreth reformës në administratën publike.
0 komentet