Vasiq për arrestimet e sërbëve nga Zubin Potoku: Nuk na lejuan të takoheshim me të ndaluarit, kjo nuk ka ndodhur kurrë

MITROVICA
Burim: Kosovo Online

Avokati i një prej sërbëve të ndaluar nga Zubin Potoku Dejan Vasiq tha se as atë dhe as avokatët e të ndaluarve të tjerë, nuk u mundësua mbrëmjen e djeshme në Prishtinë që të takoheshin me ta çka sikurse tha, kjo nuk ka ndodhur në 20 vitet e punës si avokat. Vasiq tha se Gjykata në Prishtinë nesër do të vendosë për kërkesën e caktimit të masës së arrestit dhe atëherë do të takohet për herë të parë me klientin e vet.

Vasiq spegoi se ai dhe avokatët e paraburgosurve të tjerë menjëherë pas arrestimit në Zubin Potok, shkuan në Prishtinë në stacionin policor ku ndodhet Sektori i Hetimit të Krimeve të Luftës por që nuk u lejuan të takonin klientët e tyre apo të merrnin ndonjë informacion për ta. 

"Unë në këtë qytet dhe në këtë rajon jam avokat prej 20 vitesh dhe mendoj se ky është rasti i 17 i krimeve të luftës që kam mbrojtur në të gjitha këto vite. Përherë kam patur bashkëpunim mjaft korrekt dhe profesional me të gjitha organet proceduese, duke nisur nga policia, përmes prokurorisë dhe gjykatës. Më surprizoi ajo çka përjetova mbrëmë në stacionin policor në Prishtinë, në Sektorin e Hetimit të Krimeve të Luftës. Ne qëndruam mbrëmë nga ora 20 e deri në mesnatë dhe askush nuk denjoi as të na presë apo të na thoshte se për çfarë bëhet fjalë, pale më të lejonte që ata të pestë të kenë avokatët apo përfaqësuesit e tyre” tha Vasiq për Kosovo Onlajn.

Theksoi se familjet e të arrestuarve deri në mëngjes nuk e dinin se çfarë u kish ndodhur të dashurve të tyre.

"Dua të besoj se bëhet fjalë për gabim. Se ndoshta policët kanë patur mjaft punë dhe ndaj harruan që ata pesë persona kanë të drejtë për mbrojtje apo përfaqësim. Por, nëse nuk bëhet fjalë për gabim, ndonjë organ, ndonjë institucion do të duhej të merrej me faktin se familjet e atyre pesë të arrestuarve deri në mëngjes nuk kishin informacion se ku ndodheshin baballarët, vëllezërit.. Dhe nëse këtyre njerëzve i’u mohua e drejta ligjore për mbrojtje apo jo”, pyeti Vasiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se u arrestuan dy persona me inicialet M.J. dhe M.B. me dyshimin se patën kryer krime lufte ndaj popullsisë civile në rajonin e Mitrovicës dhe se i’u caktua masa e ndalimit 48 orë.

Vasiq tha se Gjykata në Pristinë nesër do të vendosë për kërkesën e mbajtjes në paraburgim e deri atëherë do të shikojë klientin për herë të parë.

"Neve dhe sot na është mohuar vizita tek njerëzit që janë në paraburgim. Policia na tha se tani në këtë fazë, kjo nuk është e mundur, ndonëse diçka e tillë ishte mjaft normale për 20 vitet e fundit. Them, ndoshta është rrëmujë, ndoshta është shumë vapë jashtë, ndoshta kanë shumë detyrime, ndoshta njerëz të caktuar janë me pushime vjetore, ndaj gjithçka e kanë bërë këtë ata. Dua të besoj se është kështu. Nuk mund t’a besoj që dikush e bëri këtë qëllimshëm", theksoi Vasiq.
Për arrestimeve të sërbëve në Zubin Potok, reagoi Zyra për Kosovë e Metohi me mesazhin se ndalimi i pesë sërbëve në Zubin Potok për bisedë informative në Pristinë, është një tjetër akt represioni kundër popullsisë sërbe në atë komunë.

Zyra për K&M tha mbrëmë pesë sërbët e ndaluar dhe se pas dëshmisë që zgjati deri vonë natën, tre nga të ndaluarit nga fshati Crepulja u lanë të lirë, ndërsa në paraburgim ndodhen M.J. nga fshati Donji Jasenovik dhe M.B. nga fshati Kaludra.