Vlajiq: Prokurori nuk ka dëshmitarë që mund ta vërtetojnë fajësinë e Dushko Arsiqit
Avokati Nebojsha Vlajiq, i cili e përfaqëson Dushko Arsiqin, të akuzuar për krime lufte, deklaroi pas seancës së sotme se prokurori po përpiqet me sasi, pra me numër të dëshmitarëve, të zëvendësojë cilësinë që nuk e ka.
Vlajiq thotë se prokurori nuk ka asnjë dëshmitar që mund të vërtetojë fajësinë e Arsiqit.
"Pamë se njëri prej tyre merret profesionalisht me blerjen e tokës serbe; sipas fjalëve të tij ai ka blerë më shumë se 300 parcela, dhe është e qartë se, siç kemi theksuar edhe në gjykimin e mëparshëm, kjo është një nga arsyet, nëse jo arsyeja kryesore pse po zhvillohet një procedurë e tillë kundër Dushko Arsiqit, sepse ka pasur një mosmarrëveshje, pra ai ka refuzuar t’i shesë ato parcela që dikush ka dashur t’i blejë", tha Vlajiq.
Ai shton se kanë mbetur edhe disa dëshmitarë për t’u dëgjuar dhe se në shkurt pret një vendim të drejtë – lirues.
"Kanë mbetur edhe disa dëshmitarë për t’u marrë në pyetje dhe unë llogaris se në shkurt ky gjykim mund të përfundojë. Unë pres një vendim të drejtë, dhe një vendim i drejtë në një rast të tillë, ku vërtet nuk ka asnjë provë, mund të jetë vetëm ai lirues", theksoi Vlajiq.
Seancat e ardhshme janë caktuar për 27 janar, 5 dhe 6 shkurt të vitit të ardhshëm.
0 komentet