Gjykata Themelore në Pristinë dënoi Millosh Pleskoviqin nga Prizreni me 15 vjet burg
Gjykata Themelore në Pristinë dënoi Milosh Pleskoviqin nga Prizreni me 15 vjet burg për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, të dyshuara se janë kryer në Prizren në vitin 1998.
Gjatë shpalljes së dënimit, gjykatësi Rrahman Beqiri theksoi se në vitin 1998, Pleskoviq mori pjesë në vrasjen e tre civilëve me kombësi shqiptare, si pjesë e forcave policore serbe, në afërsi të Hoça Mahalës në Prizren, si pjesë e forcave policore të Serbisë, mori pjesë në vrasjen e tre civilëve me kombësi shqiptare
Gjithashtu, Pleskoviq është i detyruar të paguajë shpenzimet gjyqësore në shumën prej 200 eurosh.
Pleskoviq ndodhet në paraburgim që nga 30 shtatori 2023, dhe gjatë gjykimit ai u deklarua i pafajshëm për veprat që i ngarkohen në aktakuzë.
Pleskoviq tha në gjyq se ai as nuk ishte në Prizren në kohën e krimit. Avokatja e tij, Jovana Filipoviq, deklaroi më parë se dëshmitarët e dëgjuar konfirmuan faktet se i akuzuari nuk kishte të bënte fare me vrasjet për të cilat akuzohet.
"Dëshmitarët që kemi pasur mundësinë t'i dëgjojmë deri më tani kanë konfirmuar me fakte se Milloshi nuk ka të bëjë fare me vrasjet për të cilat akuzohet. Ndërsa dëshmitari që dha dëshminë në hetim që ishte më e dëmshme për Pleskoviqin, sot para trupit gjykues konfirmoi se dha vetëm mendimin e tij. Pra, ishte supozimi i tij personal, sepse siç tha vetë sot, ai kishte disa mosmarrëveshje me Milloshin në periudhën 1998-1999, kështu që ai gjithashtu kishte një motiv për të pasur disa dyshime që nuk janë në përputhje me faktet dhe provat në këtë procedurë", tha Filipoviq.

0 komentet