AfD: Kosova nuk ka vend në Këshillin e Evropës, është një shtet i dështuar

Petr Bistron
Burim: Večernje novosti

Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Kosovë ka treguar se Kosova nuk ka vend në Këshillin e Evropës, vlerësoi Petr Bistron, zëdhënës për punët e jashtme të Alternativës për Gjermaninë (AfD) në Bundestag.

“Ky rajon mbetet një fuçi baruti, pranimi i të cilit në Këshillin e Evropës dhe BE do të sillte vetëm probleme në institucionet tona, të cilat kështu do të destabilizoheshin”, shpjegoi ai.

Në një deklaratë, Bistron ka kërkuar nga qeveria gjermane që menjëherë të ndalojë aktivitetet e saj në lidhje me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

"Projekti i Kosovës ka dështuar - 24 vjet kujdes i gjithanshëm për Kosovën nga NATO, BE, OKB dhe ndihma zhvillimore gjermane kanë lënë një strukturë thellësisht të korruptuar, kriminale dhe të paqëndrueshme që është e fragmentuar politikisht dhe etnikisht. Pjesëmarrja e vazhdueshme e ushtrisë gjermane në misionin e KFOR-it nuk është më e justifikuar, të paktën që nga trazirat e marsit 2004, të cilat ishin drejtuar kundër pakicës serbe. Grupi parlamentar i AfD kërkon që ky mision të përfundojë përfundimisht dhe që ushtarët gjermanë të tërhiqen nga Kosova”, tha Markus Fronmajer, përgjegjës për ndihmën zhvillimore.

Ai shtoi se Kosova, e cila u nda me forcë nga RFJ me mjete ushtarake, është e rëndësishme për SHBA, sepse aty e kanë bazën e tyre ushtarake, e cila është një post i rëndësishëm për zgjerimin gjeostrategjik të sferës së ndikimit të Amerikës në Evropën Juglindore.

“Kjo temë duhet të diskutohet në Bundestag”, thotë Fronmajer.