Agjencia Kosovare e Privatizimit në hapësirat e Ndërmarrjes Publike “Srbijašume” në Leposaviq
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hyrë sot në hapësirat e Ndërmarrjes Publike “Srbijašume” – Ekonomia Pyjore “Ibar” në Leposaviq.
Sipas informacioneve që kemi, ata kanë ardhur për të marrë në administrim këtë ndërmarrje, e cila nga sot do të jetë nën pronësinë e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, respektivisht të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës – zyra e APK-së në Mitrovicë.
Para kësaj ndërmarrjeje ndodhen dy automjete policore dhe punonjës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilët e kishin vizituar kohë më parë këtë ndërmarrje dhe kishin paralajmëruar ardhjen e tyre.
Nga muri pranë hyrjes është hequr tabela e Ndërmarrjes Publike “Srbijašume” – Ekonomia Pyjore “Ibar” Leposaviq dhe është vendosur një e re, në të cilën shkruan: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Agjencia e Pyjeve të Kosovës – zyra e APK-së Mitrovicë.
Ndërmarrja publike “Srbijašume” – Ekonomia Pyjore “Ibar” nga Leposaviqi ka rreth 70 punëtorë, prej të cilëve vetëm një numër i vogël ka qenë i angazhuar në punë.





komentet