Alija: Askush nuk mund të akuzohet apo dënohet në bazë të provave të tërthorta apo jo mjaftueshëm të qarta
Juristi i Fondit për të Drejtën Humanitare Amer Alija thotë për Kosovo onlajn për rastin e raportit të OSBE për gjykimet e krimeve të luftës, se askush nuk mundet që të akuzohet apo dënohet në pazë të provave të tërthorta apo jo mjaftueshëm të qarta dhe thekson se përgjegjësia individuale nënkupton se dihet saktësisht se çfarë ka bërë konkretisht personi.
OSBE një javë më parë publikoi raportin për gjykimet e krimeve të luftës, që janë ndërmarrë gjatë periudhës nga 1 januari i vitit 2019 e deri më dhjetor të vitit 2025, pra periudha nga formimi i Sektorit Special pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.
"Në raportin e OSBE, shfaqen disa gjetje dhe rekomandime drejtuar institucioneve kompetente. Një nga rekomandimet ka lidhje në atë që aktakuzat duhet të jenë më preçize kur është fjala për përgjegjësinë individuale e të akuzuarit. Është e sigurt që është një nga gjetjet dhe rekomandimet e sakta, sepse përgjegjësia penale individuale duhet të konfirmohet në bazë të veprimeve konkrete të të akuzuarit. Askush nuk mund të akuzohet apo dënohet në bazë të provave të tërthorta apo jo mjaftueshëm të qarta. Përgjegjësia individuale nënkupton të dish saktësisht se çfarë ka bërë personi. Sigurisht, ajo çka thuhet në aktakuzë nuk do të thotë që gjykata këtë do ta pranojë automatikisht", spegon Alija.
Ai njëkohësisht kujton se si në Gjykatën e Lartë, ashtu dhe në Gjykatën e Apelit kanë rrëzuar vendimet në raste të caktuara pikërisht sepse përgjegjësia individuale dhe veprimet konkrete nuk ishin speguar mjaftueshëm saktë.
"Ndaj, ky rekomandim i OSBE është i justifikuar dhe gjyqësori kosovar duhet t’a vlerësojë, pra të ngrejë aktakuza vetëm kur egzistojnë prova direkte që lidhin të akuzuarin me veprime konkrete penale", thotë ai.
Rreth asaj se madje 88% e procedurave përfunduan me dënime, Alija kujton se tre vjet më parë hyri në fuqi Ligji për Gjykimin në Mungesë.
"Prej hyrjes në fuqi e deri më sot, janë ngritur 27 apo 28 aktakuza në mungesë, të cilat përfshijnë më shumë se 130 pjestarë të forcave sërbe. Mundësia e ngritjes së aktakuzave në mungesë sigurisht që ka ndikuar në rritjen e numrit të të akuzuarve për krime lufte. Vitet e fundit, pothuajse të gjitha aktakuzat janë ngritur ndaj pjestarëve të forcave sërbe. Nëse krahasojmë periudhën që përfshin raporti i OSBE me periudhën e mëparshme, kur UNMIK dhe EULEKS kishin juridiksion, shikojmë se atëherë akuzat u ngritën ndaj pjestarëve të të dy palëve në konflikt. Nëse vështrojmë periudhën prej fundit të luftës, nga viti 1999 deri më sot, gjyqësori kosovar në fakt, ka dhënë më shumë vendime kundër pjestarëve të UÇK. Arsyeja për këtë është se pjestarët e forcave ushtarake e policore sërbe, nuk ishin në dispozicion të prokurorisë, policisë dhe organeve të tjera të gjyqësorit kosovar. Ndaj në atë periudhë kanë qenë më shumë dënime kundër pjestarëve të UÇK sepse atëherë ka qenë e detyrueshme prezenca e të pandehurit në gjykim. Tani egziston mundësia e gjykimit në mungesë për të cilën është rritur numri i të aktakuzave ndaj pjestarëve të forcave sërbe” thotë bashkëbiseduesi ynë dhe thekson se Fondi për të Drejtën Humanitare nuk mbështet gjykimet në mungesë, sepse i dënuari, nëse është i arrestuar, ka të drejtë të kërkojë rinovimin e procedurave dhe gjykim të ri nga fillimi”, tha Alija.
Amer Alija thotë se Sërbia ka nisur të ndërmarrë procedura dhe të gjykojë në mungesë.
"Nëse ky trend vazhdon, do të kemi drejtësi vetëm në letër, por jo drejtësi të vërtetë për viktimat, sepse të dënuarit nuk do t'i vuajnë dënimet e tyre. Gjithçka do të mbetet në procedurat formale gjyqësore."
Pyetjes se sa raste të pazgjidhura të krimeve të luftës ndaj sërbëve ka, Alija thotë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, pavarësisht përkatësisë etnike, duhet të proçedohen dhe vetëm kështu rajoni ecën përpara.
"Nga ana tjetër, kemi rreth 10,000 viktima dhe civilë të pafajshëm që u vranë gjatë luftës apo vazhdojnë të jenë të zhdukur. Nëse politikanët apo dikush tjetër mohon krimet e luftës, ky nuk është mesazh i mirë dhe në rrethana të tilla, vështirë të flitet për të ardhme bazuar në bashkëpunim e pajtim. Drejtësia tranzicionale nuk nënkupton vetëm gjyqe. Ajo përfshin edhe mekanizma të tjerë-dëmshpërblime për viktimat e luftës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, edukimin e të rinjve bazuar në fakte të sakta rreth ngjarjeve të së kaluarës, si dhe mekanizma të tjerë të drejtësisë tranzicionale, mbi të cilat duhet të punohet në mënyrë të barabartë dhe njëkohësisht", tha Amer Alija.
0 komentet