Pantoviq: Akuzat ndaj sërbëve janë përgjithësuese dhe jo preçize, synimi është që të dënohen sa më shumë prej tyre
Avokat Ljubomir Pantoviq tha për Kosovo onlajn se raporti i OSBE rreth monitorimit të procedurave gjyqësore në rastet e krimeve të luftës është absolutisht korrekt, i balancuar dhe se preku thelbin e problemit.
Pantoviq thotë se ajo çka për të është veçanërisht interesante është ajo çka se në këtë raport është çështja e hapur që ai dhe kolegët e tij prej vitesh e kanë theksuar në sallat e gjyqit në Prishtinë, ku gjykohen krimet e luftës dhe këto janë aktakuzat ndaj të pandehurve jo-shqiptarë, kryesisht sërbë, janë absolutisht përgjithësuese dhe jo preçize.
"Prej tyre nuk mund të shikoni se për çfarë akuzohet konkretisht i pandehuri, çfarë bëri dhe në çfarë mënyre ajo çka bëri përbën krim lufte. Aktakuzat janë jo preçize, të paqarta, në çdo këndvështrim shumë të këqija. Shembulli i fundit është aktakuza për Banjskën. Kush e ndoqi atë gjyq mund të shikonte se aktakuza ishte tërësisht kaotike, e pasaktë dhe e paqartë prej së cilës nuk mund të konfirmohej se çfarë bërën të pandehurit në Banjskë, të pranuar nga ana e gjykatës, pas së cilës i’u lexuan dënimet më të ashpra. Gjithashtu dhe problemet e tjera që trajtoi raporti janë të pranishme në të gjitha gjyqet-ngadalësia e procedurave, paraburgimi i gjatë dhe gjykimet jo-objektive. Këto nuk janë gjyqe të drejta ku nuk respektohet e drejta e të pandehurit për gjykim të drejtë, as e drejta për vendim gjyqësor që duhet të bazohet në prova e fakte", thotë Pantoviq.
Ai vazhdon duke thënë se personalisht shumë herë ka theksuar një kualifikim mjaft të rëndë-se synimi është që sa më shumë jo-shqiptarë të dënohen për krime lufte, madje dhe nëse nuk ka prova të mjaftueshme për këtë.
"Tek kjo po punohet. Dhe media bën pjesën e vet të punës. Të akuzuarit dënohen paraprakisht. Ende para nisjes së gjykimit shpallen fajtorë. Pata rast ku për klientin tim, i cili akuzohej për terrorizëm, zyrtari i lartë në Qeverinë e Kosovës ende para se të niste gjyqi shumë herë nëpër media u shpreh publikisht se ishte terrorist. Në fund, ai njeri nuk u dënua për terrorizëm. Thjesht, nga të gjitha anët krijohet atmosferë e tillë dhe gjykatës i përcillet mesazhi se të gjithë të akuzuarit janë fajtorë dhe duhet të dënohen. Patëm mundësinë të shikonim sikurse flasin përfaqësuesit e pushtetit egzekutiv: 'Ky është dënim i pamjaftueshëm për aq apo kaq vite, dënimi duhet të jetë më i rreptë, gjykatat duhet të punojnë më shpejt dhe të dënojnë njerëzit e akuzuar për krime lufte'", thekson ai.
Avokati Pantoviq thotë se gjyqet nuk janë të drejta dhe se vendimet e gjykatave nuk janë marrë në bazë të provave dhe fakteve.
"Ndaj për tani nuk ka asgjë as nga drejtësia tranzicionale", konkludon Pantoviq.
0 komentet