Ambasada Britanike: Presim respektimin e ligjit për rastin e Popoviqit, pa politizim
Burim: Ambasada VB na Kosovu
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, deklaron se për rastin e paraburgosjes së ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq, pret që në këtë rast të sillet nën respektimin e plotë të së drejtës dhe pa politizim.
“Ambasada Britanike në Prishtinë po ndjek me vëmendje rastin dhe pret që të sillet nën respektimin e plotë të së drejtës ligjore dhe pa politizim” deklarohet nga ambasada për Kosovo onlajn.
Ndihmësdrejtori i Zyrs për Kosovë e Metohi Igor Popoviq u ndalua në Bërnjak për deklaratën që tha për UÇK në përkujtim të viktimave sërbe në Rahovec dhe gjykata në Prishtinë i caktoi dje paraburgim 30 ditor pas të cilës u dërgua në njësinë e paraburgimit në Gjilan.
0 komentet