Misioni i OSBE në Kosovë për Popoviqin: Është e rëndësishme të sigurohet një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm

Oebs
Burim: Kosovo Online

Misioni i OSBE në Kosovë nuk komentoi mbi procedurat kundër Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i Zyrës për KdheM, por theksoi rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, sigurimit të procedurave të drejta dhe garantimit që procedurat gjyqësore të kryhen në mënyrë të paanshme.

"Në përputhje me parimet e paanshmërisë dhe pavarësisë së gjyqësorit, Misioni i OSBE në Kosovë nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Megjithatë, ne theksojmë rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit, sigurimit të procedurave të drejta dhe garantimit që procedurat gjyqësore të kryhen në mënyrë transparente dhe të paanshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", thuhet në përgjigjen e këtij Misioni për Kosovo online ndaj pyetjejes në lidhje me urdhrin e paraburgimit 30-ditor për Igor Popoviq.

Kur bëhet fjalë për dialogun, Misioni i OSBE deklaron se është e nevojshme që të gjitha palët të mbeten të përkushtuara ndaj procesit të ndërmjetësuar nga BE.

"Angazhimi konstruktiv dhe përmbajtja janë çelësi për ruajtjen e stabilitetit dhe për të bërë përparim në çështjet e pazgjidhura", shtohet në përgjigje.

Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi që Popoviq të mbahet në paraburgim për 30 ditë, për shkak të deklaratave të tij rreth UÇK-së në përkujtimin e përvjetorit të vuajtjeve të serbëve në Rahovec disa ditë më parë.