Ambasada e SHBA: Sërbia me pjesmarrjen e saj në stërvitjen ushtarake me vendet anëtare të NATO-s, zgjodhi perëndimin
Sërbia me vendimin e saj që të jetë pjesë e stërvitjes ushtarake “Ujku i platinit” në të cilën do të marrin pjesë dhe pjestarë të forcave të armatosura të disa vendeve anëtare të NATO-s, bëri zgjedhjen që të jetë pjesë e perëndimit, thuhet nga ambasada e SHBA në Beograd.
“Sërbia bëri zgjedhjen e vet që të jetë pjesë e perëndimit dhe këtu përfshihet edhe integrimi i mëtejshëm me strukturat e sigurisë euroatlantike dhe ushtritë partnere” ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane për Radion Europa e Lirë (RSE).
Nga ambasada është thënë dhe se “integrimi i madh i Sërbisë në strukturat e sigurisë euroatlantike” shkurton rrugën e saj “deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian”.
Ministria e Mbrojtjes së Sërbisë konfirmoi për REL se “marrja e të gjitha aktiviteteve të nevojshme bën fjalë për përgatitjet dhe realizimin e stërvitjes ndërkombëtare” e cila do të mbahet në jug të Sërbisë nga data 14 deri më 30 qershor.
SHBA në stërvitjen ushtarake “Ujku i platinit 23“ merr pjesë me 100 ushtarë, thuhet nga ambasada e SHBA në Beograd.
Zëdhënësi i ambasadës ka thënë se kjo stërvitje është “e lidhur direkt me pjesëmarrjen egzistuese të Sërbisë në misionet mbarë botën”.
"Dhe sa më shumë të stërvitemi së bashku, aq më efektivë do të jemi në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ruajtjen e Europës në tërësi, të lirë dhe në paqe," shtoi ai.
Vendimi për mbajtjen e stërvitjes “Ujku i platinit 23”, autoritetet e Sërbisë bërën përjashtim nga moratoriumi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, i cili është në fuqi që nga shkurti i vitit 2022, qysh prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Ndërsa SHBA përshëndeti vendimin e Sërbisë, Kremlini njoftoi se stërvitja "nuk do të kalojë pa u vënë re" në Rusi.
"Sa i përket stërvitjes, ne sigurisht që do t'a ndjekim me shumë kujdes” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov më 6 prill.
Për anulimin e stërvitjes, dy muaj më parë bëri thirrje Lëvizja Sërbe “Dyert”, por ministri i Mbrojtjes së Sërbisë Millosh Vuçeviq e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke thënë se stërvitja "nuk është precedent, por vazhdimësi të bashkëpunimit ndërkombëtar që shkon në favor të Ushtrisë së Sërbisë dhe kontribuon në përmirësimin e aftësisë së saj operacionale”.
Stërvitja taktike “Ujku i platinit 23“ do të mbahet në bazën ushtarake “Jug“ afër Bujanovcit, me pjesmarrjen e Ushtrisë së Sërbisë, SHBA dhe 10 shteteve partnere.
Stërvitja “Ujku i platinit“ është mbajtur shtatë herë në territorin e Sërbisë qysh prej vitit 2014. Qëllimi i stërvitjes është ruajtja e nivelit të arritur të ndërveprimit të njësive të Ushtrisë së Sërbisë për pjesëmarrje në operacione shumëkombëshe.
0 komentet