Vuçeviq: Presidenti urdhëroi-Ushtria e Sërbisë në shkallën më të lartë të gatishmërisë

Miloš Vučević
Burim: Print Screen

Ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq për Tanjug-un ka thënë se presidenti i Sërbisë njëkohësisht kryekomandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Sërbisë Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar Ushtrinë të jetë në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake, transmeton RTV.

"Presidenti i Sërbisë si kryekomandant, mbrëmjen e sotme ka urdhëruar që Ushtria e Sërbisë prej natës, të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake me një fjalë, gatishmëri në nivelin më të lartë të përdorimit të forcës së armatosur, pra potencialit ushtarak të Ushtrisë së Sërbisë", ka thënë Vuçeviq.

Siç theksoi, "kjo na vendos në nivelin më të lartë për veprimet që do të ndërmerren nga Ushtria e Sërbisë për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Sërbisë, si dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe parandalimin e persekutimit dhe terrorit ndaj sërbëve kudo që jetojnë".