Andriq Rakiq: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të thotë fund i krizës politike

Andrić Rakić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja programuese e OJQ “Iniciativa Shoqërore” Milica Andriq Rakiq ka thënë për Kosovo onlajn se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës është final dhe detyrimisht i zbatueshëm, por ajo në vetvete nuk do të thotë se kriza politike do të zgjidhet.

 

“Vendimi është final, pra këtu nuk ka shumë hapësirë që të ndërrohet ajo çka Gjykata Kushtetuese ka thënë, por që kjo sigurisht, nuk do të thotë se do të zgjidhë krizën politike pasi ajo nuk egziston sepse nuk ka qenë e qartë diçka tek proçedurat, por sepse dikush ka abuzuar me to, duke pretenduar se nuk është e qartë sesi të përdorte Gjykatën Kushtetuese për të zgjatur formimin e Kuvendit”, tha Andriq Rakiq.

Ajo theksoi se, nëse sërish nuk do të ketë vullnet politik që kriza institucionale të zgjidhet dhe për të themeluar Kuvendin, është e mundur që të shkohet në tentative të reja bllokadash, por që çdo veprim i tillë tani do të paranjihej qartë si joserioz dhe i papërgjegjshëm.

“Mund të jetë e mundur të gjenden disa mënyra të reja, krijuese për bllokimin e Kuvendit, por aktori që e bën këtë, do të duket vërtet joprofesional-madje, do të thoja fëminor-sepse nga ky moment është më se e qartë se vetëm dikush me qëllime shumë dashakeqe, mund të vazhdojë të bllokojë konstituimin e Kuvendit, apo që me konstituimin e tij të bëhet fjalë për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, tha ajo.

Duke folur rreth vendimit, Andriq Rakiq tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet nëse nuk ka nënkryetar të zgjedhur nga komuniteti sërb, ku sikurse tha ajo, mbron të drejtën e atij komuniteti.

“Për tani kjo është e vetmja që dimë. Nuk e kemi parë të gjithë spegimin e vendimit, ku është e mundur që të ketë detaje shtesë në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit sërb dhe atë procedurë. Këto sqarime mund të jenë të rëndësishme për ndonjë komunitet tjetër të vërtetë”, tha ajo.

Andriq Rakiq vuri në dukje dhe pjesën e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese që i referohet respektimit të rregullores së procedurës parlamentare, çka do të mund të ketë pasoja për legjitimitetin e zgjedhjes së Emilia Rexhepit e cila, siç thotë ajo, u zgjodh pa rregulla-individualisht dhe jo në paketë me kandidatin sërb.

“Kjo potencialisht do të thotë se mund të jetë kontestuese zgjedhja e Emilia Rexhepit e cila, në kundërshtim me Rregulloren e Punës, u zgjodh individualisht, në vend që të ishte në paketë me një kandidat nga komuniteti sërb. Por nuk mund të pretendojmë ende derisa të shikojmë të gjithë zbardhjen e vendimit të gjykatës”, tha ajo.

Duke i’u referuar qëndrimit të Vetëvendosjes, e cila njoftoi se nuk do të mbështeste zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Listës Sërbe, Andriq Rakiq thotë se edhe pa mbështetjen e tyre, zgjedhjet mund të zhvillohen, nëse ka vullnet në blloqet e tjera politike.

"Dhe pavarësisht asaj nëse ata do të votojnë për përfaqësuesin sërb, në parim mund ta respektojnë vendimin dhe konstatojnë se pranojnë që Kuvendi nuk është konstituuar. Përsa i përket asaj pjese pragmatike madje dhe nëse Vetëvendosja nuk voton, sërish tek ky blloku tjetër ka mjaftueshëm deputetë që mund të zgjedhin përfaqësuesin sërb. Do të shikojmë se çfarë qëndrimi do kenë nga ajo pikëpamje parimore", theksoi ajo.

Vuri në dukje se për vlerësim përfundimtar të situatës, është e nevojshme të pritet publikimi i vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, i cili mund të ofrojë sqarime shtesë, përfshirë dhe  mekanizma eventuale për tejkalimin e bllokimit politik.

"Do të duhej të shikohej i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse me të vërtetë janë të nevojshme 61 vota, apo ndoshta do të propozojnë ndonjë modalitet tjetër nëse shterohen të gjitha metodat e votimit. Në të kundërt, është e mundur që gjykata të thotë se, nëse nuk zgjidhet nënkryetari, Kuvendi shpërbëhet automatikisht. Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar derisa të zgjidhen të gjithë nënkryetarët, pra derisa të zgjidhet nënkryetari që përfaqëson komunitetin sërb. Me të vërtetë nuk e dimë, këto janë të gjitha gjërat që duhet t'i dimë në vijim", konkludoi Andriq Rakiq.