Angjellkoviq: Ndihma ndaj sërbëve të Kosovës mesazh Prishtinës dhe Brukselit se Beogradi nuk tërhiqet nga ndihma për popullin e vet
Më shumë domethënëse se shuma që Beogradi ka ndarë si paketë shtesë për sërbët e Kosovës, është mesazhi që në këtë mënyrë i është dërguar Albin Kurtit dhe komunitetit ndërkombëtar, se Beogradi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mbështetja e tij për sërbët në K&M, ka thënë ish-kryetari i Këshillit të Përkohshëm Ekzekutiv të Kosovës dhe Metohisë, Zoran Angjelkoviq.
Ky i fundit thotë se kjo lëvizje e Sërbisë tregon qëndrimin unik politik të Beogradit ndaj popullit sërb në Kosovë.
“Është e rëndësishme, e para, që pas të gjithë kësaj pakete qëndron mbarë udhëheqja shtetërore e Sërbisë çka tregon se Beogradi qëndron pas sërbëve nga krahina jugore sërbe në çdo drejtim. Pra, jo vetëm në atë politik, por edhe në atë ekonomik e social” theksoi Angjellkoviq.
Siç thotë ai, shuma që është lënë veçmas, është një lloj mesazhi dhe erë pas shpine për njerëzit që jetojnë në Kosovë, por edhe mesazh që i është dërguar Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.
“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shifra, ndonëse janë edhe domethënëse, por edhe për faktin që një numër i konsiderueshëm njerëzish do të punësohen, për të nxitur natalitetin... Ky akt është një mesazh që u’a bëri të qartë dhe Albin Kurtit, por edhe Brukselit se Beogradi nuk do të rrijë duarkryq kur është fjala në marrëdhëniet ndaj sërbëve në K&M” thekson Angjellkoviq.
Kushdo i mençur, shton ai, do t’a kuptojë se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ndihmë financiare.
“Kjo është dëshmi se Beogradi ka për synim të mbrojë popullin tonë në Kosovë e Metohi edhe në aspektin socio-ekonomik, apo dhe politik e siguri”, tha Angjelkoviq.
Vuçiq dje, në bisedë me përfaqësuesit e sërbëve të Kosovës, bëri të ditur ndihmë shtesë financiare, përmes paketës së masave socio-ekonomike, me vlerë totale prej 28 milionë eurosh.
Kjo ndihmë përfshin rritjen e kompensimit të përkohshëm, fuqizimin ekonomik të të papunëve, përmirësimin e punës së institucioneve shëndetësore dhe punësimin e mjekëve dhe infermierëve, si dhe stimuj për çiftet e reja të martuara për fëmijën e tyre të parë, ndihmë për gratë sipërmarrëse dhe bizneset familjare, si dhe ndihmë për zhvillimin e bujqësisë, për eliminimin e pasojave të përmbytjeve nga rreshjet dhe për ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore.
0 komentet