Angjellkoviq: Politikanët në Prishtinë inkurajojnë sulmet ndaj sërbëve, dëshirojnë dëbimin e tyre nga Kosova
Politikani dhe ish kryetari i qeverisë së përkohshme të Kosovës e Metohisë Zoran Angjellkoviq duke komentuar rreth sulmeve të shpeshta ndaj sërbëve në Kosovë të ndodhura këtë muaj, bën të ditur se këto akte kanë për qëllim destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor me qëllimin final spastrimin etnik të sërbëve prej Kosovës.
Ai thekson se sulmet e janarit ndaj sërbëve në Kosovë janë vazhdimësi e provokimeve kontinuitive të cilat filluan të ishin intensive në fillim të vitit të kaluar.
"Qëllimi i tyre është i qartë, të destabilizojnë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe të tentojnë të cënojnë paqen, si dhe presion të vazhdueshëm ndaj sërbëve në Kosovë për të nxitur destabilizim serioz e më pas spastrimin etnik të tyre", ka thënë Angjellkoviq.
Ky i fundit bën të ditur se retorika e funksionarëve të Prishtinës, inkurajon ekstremistët në Kosovë që vazhdimisht të sulmojnë sërbët.
Megjithatë Angjellkoviq thotë se nuk duhet të ketë pritshmëri nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë për të gjitha këto sulme, pasi për viktimat sërbe “askush ka kush të reagojë veç nesh".
"Edhe kur sërbët si pasojë e shkeljes së të drejtave të njeriut, përpiqen të tërheqin vëmendjen për problemin e tyre me ngritjen e barrikadave, bashkësia ndërkombëtare sërish atyre ua hedh fajin. Ndaj Sërbia bën gjithçka për të mbrojtur sërbët dhe ruajtur paqen” ka deklaruar Angjellkoviq.
0 komentet