Antonijeviq: Në veri të Kosovës po krijohet një zonë e militarizuar, që nuk i përshtatet askujt që dëshiron të jetojë atje

Milan Antonijević
Burim: Kosovo Online

Pas çdo incidenti të shkaktuar nga forcat policore të Kosovës, për fat të keq tek serbët në veri ka një vetëdije se kushtet e jetesës janë të padurueshme dhe kur shikoni, një numër i caktuar familjesh vendosin të shpërngulen në disa nga komunat e tjera në territorin e Serbisë, thotë në një intervistë për Kosovo online avokati Milan Antonijeviq.

Antonijeviq beson se ky “presion i heshtur” i institucioneve të Prishtinës rrit edhe çështjet themelore siç janë kujdesi shëndetësor dhe pamundësia për tu ofruar barna. 

“Ekziston edhe pamundësia e bartjes së dinarëve dhe për këtë arsye nuk mund të dorëzoni dinarë në veri të Kosovës përmes vendkalimeve që janë të hapura. Të gjitha këto janë çështje për të cilat njerëzit që merren me veriun e Kosovës paralajmërojnë komunitetin ndërkombëtar. Ne me të vërtetë u përpoqëm të apelojmë për normalizimin e situatës, mbi të gjitha për tregtinë, heqjen e presioneve të përmendura dhe njëfarë militarizimi të mëtejshëm. Shohim se po ndodhë e kundërta, po ndërtohen disa stacione të reja policore në veri, gjë që tregon se një po krijohet zona e militarizuar, e cila nuk i përshtatet askujt që dëshiron të qëndrojë në veri dhe këtë duhet thënë qartë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.


Ai thekson se para së gjithash duhet të merremi me zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin. 

“Duhet të kesh mbrojtje të plotë sociale, shëndetësore dhe çfarëdolloj mbrojtjeje tjetër. Para së gjithash sigurinë e cila është cenuar në disa raste gjatë vitit të kaluar e më shumë dhe ku janë dërguar sinjale për qëndrim jashtëzakonisht negativ ndaj serbëve në Kosovë“, thotë Antonijeviq.