Antonijeviq: Një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë për negociatat e dështuara në Serbi

Milan Antonijević.jpg
Burim: Print Screen

Letra e dërguar nga më shumë se 50 deputetë perëndimorë drejtuar zyrtarëve të SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe duhet parë nga këndvështrimi i mbështetjes për Kosovën dhe disa proceseve të mëtejshme dhe një përpjekje për të zhvendosur qendrën e përgjegjësisë për negociatat e dështuara në këtë moment nga Kosova në Serbi, vlerësoi juristi Millan Antonijeviq, transmeton RTK.

Antonijeviq thekson se Beogradi zyrtar nuk duhet të përfshihet në diskutime, por të flasë me argumente për akuzat negative që i fajësohen Serbisë.

“Mendoj se ka shumë argumente që Serbia mund t'i përdorë. Nëse e keni fjalën për KOS-në dhe akuzën se ka kontrabanduar armë, mendoj se kjo është më e lehtë për t'u mohuar. E gjithë kjo letër e deputetëve duhet parë nga këndvështrimi i mbështetjes së Kosovës dhe disa proceseve të mëtejshme dhe një përpjekje për të zhvendosur qendrën e përgjegjësisë për negociatat e dështuara nga Kosova në Serbi dhe për të krijuar atë ekuilibër që nuk ekziston për momentin, sepse pritet qartë që Prishtina të formojë BKSdhe kjo është kërkesa që ata e parashtrojnë në këtë letër”, thotë Antonijeviq.

Ai përkujton se edhe përfaqësuesit e BE-së kanë deklaruar se kjo është një letër serioze dhe se është e nevojshme që Serbia, e cila është kritikuar, të tregojë qasje konstruktive në periudhën e ardhshme, kur po vijnë vendimet për gjendjen në veri të Kosovës.

“Nuk duhet të anashkalojmë përgjigjen e zëdhënësit të BE-së (Peter) Stano, i cili foli për faktin se kjo është një letër serioze e shkruar nga deputetë të disa vendeve të BE-së, por se BE-ja ka 27 parlamente dhe mijëra deputetë. Kjo duhet parë si një hapje për diskutim, debat, nuk duhet të derdhim shumë vrer, por të flasim me argumente se çfarë mund të bëjë Serbia, çfarë nuk ka bërë dhe mund të bëjë në javët në vijim dhe të tregojmë atë konstruktivitet që kemi parë në vitet e kaluara”, theksoi Antonijeviq.