Brnabiq: Letra nga Kernsit, Rotit dhe Menendezit janë dëshmi se Kurti gëzon mbështetje për minimin e paqes në Ballkan

Ana Brnabić
Burim: Kosovo Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka bërë të ditur se letra dhe postimet e deputetes britanike Alisha Kerns, kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Majkl Rot dhe senatorit amerikan, Bob Menendez, janë më se të mirëseardhura, sepse ofrojnë dëshmi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gëzon mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Branbiq ka kujtuar në Tviter se Kurti i shmanget zbatimit të marrëveshjeve të arritura, themelimit të BKS-së dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Gjithçka që dikush duhet të dijë për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë* është kjo: Që nga fillimi i këtij viti, pjesëtarët e aparatit të sigurisë së Kosovës* kanë pushkatuar gjashtë serbë dhe askush nuk është mbajtur përgjegjës. Një pjesëtar i policisë së Kosovës*, i cili qëlloi një djalë 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar në prag të Krishtlindjeve, është liruar nga paraburgimi dhe tani është i lirë. Nga fillimi i administratës së Kurtit në vitin 2021 e deri më sot janë arrestuar ilegalisht 32 serbë, disa prej të cilëve kanë qenë në burg mbi 20 muaj pa asnjë akuzë, përveç torturës, keqtrajtimit dhe fyerjeve të përditshme në baza kombëtare”, tha Brnabiq.

Ajo vuri në dukje se "shembulli më mbresëlënës i (jo)besueshmërisë dhe (jo)objektivitetit" i atyre që iniciuan atë letër është se Alisha Kerns arriti të bëhej një nga të paktët individë, deklaratat publike të të cilëve Kfor duhej t'i përgënjeshtronte.

“Në përgjigje të pretendimit të Kernsit se Kisha Ortodokse Serbe kontrabandon armë në Kosovë*, KFOR-i, si mision ushtarak i NATO-s, deklaroi: “Nuk ka asnjë provë për kontrabandën e supozuar që bëhet në kishat ortodokse me autoambulanca”, kujtoi Brnabiq.

Ajo theksoi se përkundër kësaj deklarate të qartë të KFOR-it, Kerns vazhdon të "parakalojë gënjeshtra", madje edhe në letër, dhe se kjo përmbledh gjithçka që dikush duhet të dijë për vetë letrën.