Antonijeviq: Vendimi për ndryshimin e tabelave në alfabetin cirilik u zbatua me dhunë dhe keq

Milan Antonijević
Burim: Kosovo Online

Juristi Millan Antinijeviq vlerësoi për Kosovo online se vendimi për ndryshimin e tabelave me mbishkrime cirilike ishte përgatitur dobët dhe të përdoret për nevoja të brendshme politike.

“Është zbatimi i diçkaje që autoritetet e Kosovës duhet ta zbatojnë në një mënyrë tjetër ndaj komunitetit serb në të ardhmen”, thotë Antonijeviq.

Ai shton se nëse ka një vendim për të pasur tabela dygjuhëshe, është mirë që të zbatohet.

“Por nëse bëhet me dhunë dhe pa marrëveshje me komunitetin serb dhe nëse tabelat zhduken nga rruga, mendoj se është problem shtesë. Besoj se kjo është llogaritur për publikun e brendshëm në mënyrë që ata të bëjnë një ekuilibër në mes të vendimit për pronën e Deçanit, si dhe disa vendimeve të ardhshme në lidhje me BKS, të cilat edhe Kosova është e detyruar t'i zbatojë”, thotë Antonijeviq.

Ai shton se është evidente se për këtë ka presion nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kosova nuk duhet t’i lejojë vetes të zbatojë vendime që ende duken si provokime. Nëse po flasim për multietnicitetin e Kosovës, ajo duhet t'i përgatisë të gjitha vendimet për gjuhën dhe shkrimin, që është shumë e ndjeshme, me komunitetin dhe vetëm më pas t'i zbatojë”, thekson ai.

Duke folur për vendimin për pronën e Deçanit, Antonijeviq thotë se zbatimi i tij pritet nga viti 2016.

“Mund të lidhet edhe me presione politike, me përmendjen se ky është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KE, por nuk do ta interpretoja kaq ngushtë”, thotë ai.

Ai thekson se Qeveria e Kosovës ka pasur obligim ta merrte një vendim të tillë për shumë vite.
“Ka presione. Çdo raport i KE dhe Departamentit të Shtetit që shikoni, përmendet se Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta sa i përket pasurisë jo vetëm të Deçanit, por edhe një numër i madh i rasteve të shtetasve të Kosovës të nacionalitetit serb të cilët ende nuk i kanë realizuar të drejtat e tyre para institucioneve të Kosovës”, thotë Antonijeviq.