Arsovski: Me ardhjen e Trumpit do të forcohet Serbia, do të humbasin Kurti dhe Kosova

Petar Arsovski
Burim: Kosovo Online

Analisti nga Shkupi, Petar Arsovski, vlerësoi se ardhja e Donald Tramp në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ndryshojë pozitat kyçe në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht se, siç thekson ai, do të forcohet pozita e Serbisë dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Kosova dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jenë në humbje.

Arsovski vlerëson se performanca e mirë e Trmpit në zgjedhjet amerikane është një lloj befasie, sidomos tek ata që prisnin një avantazh të fortë të kandidates demokrate Kamala Harris.

“Rezultatet e zgjedhjeve do të analizohen ende, por fillimisht duket se demokracia, megjithëse ishte shumë e rëndësishme në procesin e vendimmarrjes, sërish e ktheu votën drejt Trampit, që do të thotë një lloj shtrëngimi i neoliberalizmit që ka sunduar në SHBA deri më tani”, tha Arsovski për Kosovo online.


Ai beson se me ardhjen e Trampit nuk do të ndryshojë politika e përgjithshme e jashtme e SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor, por do të ndryshojnë qëndrimet e disa vendeve.

Domethënë, tregon se pozita e Serbisë do të forcohet, ndërsa pozita e Kosovës do të dobësohet.

"Politika e përgjithshme e jashtme e Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë plotësisht, nuk do të bëjë një kthesë 180 gradë. Por disa pika kyçe në Ballkan do të ndryshojnë. Për shembull, Tramp e konsideron Orbanin bashkëpunëtorin e tij më të mirë në këtë rajon. Pozicioni i Vuçiqit do forcohet, kurse Kurti do të dobësohet, ndaj duhet të presim mbështetje më serioze për të djathtën në rajon”, përfundoi ai.