Avokat Milkoviq: Pres që gjykata të pranojë propozimin që Millenkoviqi përmes garancisë financiare të kalojë në masën e arrestit shtëpiak
Avokati i Millun Millenkoviqit Predrag Milkoviq, ka thënë se Millun Millenkoviq është i gatshëm të përballet me të gjitha akuzat dhe se nuk do të arratiset, ndaj dhe për këtë ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit përmes garancisë financiare për të qenë në paraburgim shtëpiak.
"Sot kemi shfrytëzuar mundësinë që të paraqesim garanci financiare, pra kombinimin e dy masave, arrest shtëpiak dhe garanci financiare prej 30.000 eurosh. Besoj se kjo do t’a bindë Gjykatën dhe Prokurorinë se Millun Millenkoviq nuk do të arratiset dhe se do të jetë i pranishëm gjatë gjithë procesit. Besoj se edhe ai është gati të përballet me të gjitha akuzat. Presim vendimin e gjykatës, shuma nuk është e papërfillshme, Llune është njeri me pasuri mesatare dhe fakti që të gjendet arresti shtëpiak dhe se ka masën e garancisë financiare, mua do më bindte se do të jetë në Mitrovicë dhe se do të paraqitet në çdo seancë”, tha Milkoviq.
Siç tha ky i fundit, beson se do të merret vendim pozitiv dhe se Gjykata këtë do t’a shqyrtojë.
“Përsa i përket shpejtësisë së vendimit të Gjykatës, këtë nuk mund t’a komentoj” ka shtuar Milkoviq.
0 komentet