Avokati i Popullit: Incidentet ndëretnike ngadalësojnë kthimin e sërbëve të zhvendosur

Ombudsman
Burim: Gazeta Blic

Nga Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë (IO) thuhet se çështjet politike ashtu sikurse dhe tensionet dhe incidentet në Kosovë në përgjithësi nuk inkurajojnë personat e zhvendosur që të kthehen në vatrat e tyre, çka ngadalëson edhe më shumë procesin e kthimit të sërbëve të zhvendosur, ashtu sikurse dhe kthimin e të tjera komuniteteve. Paralajmërohet se incidentet ndëretnike krijojnë ndjenjë pasigurie edhe tek ata persona që tashmë është kthyer në Kosovë.

Nga Institucioni i Avokatit të Popullit kanë ardhur përgjigjet për Kosovo onlajn rreth problemeve të komunitetit sërb në Kosovë dhe theksohet se ankesat e pranuara të komunitetit sërb "pak a shumë janë të ngjashme me ankesat e tjera të qytetarëve të pranuara nga Avokati i Popullit të Kosovës" dhe kanë raport me: të drejtat pronësore, integrimin e të kthyerve, kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore, zbatimin jo të plotë të Ligjit për shfrytëzimin e gjuhës, probleme në lidhje me marrjen e dokumentacionit personal për personat që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1999, për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, çështjet e marrëdhënieve të punës dhe ushtrimin e të drejtave në pension.

Thuhet se disa ankesa të sërbëve përmbajnë pretendime se ka pasur diskriminim kryesisht në baza etnike, në lidhje me arsimin dhe disa çështje shëndetësore.

Siç thuhet, sfidat me të cilat përballen personat e zhvendosur dhe të kthyer janë kryesisht uzurpimi i pronës dhe marrja e të drejtës në posedim, mosegzekutimi i vendimeve gjyqësore që shpesh kanë të bëjnë me pasuritë e paluajtshme, pamjaftueshmëria e qasjes tek institucionet arsimore, situata ekonomike, papunësia, probleme infrastrukturore, kushte të këqija sociale, kthim stabil, probleme me zbatimin e të drejtave gjuhësore etj.

Pyetjes se sa raportime janë dorrëzuar vitin e kaluar dhe cili është trendi nga viti në vit, Avokati i Popullit thekson se trendi i pranimit të ankesave është në rritje për shkak të besimit të qytetarëve në këtë institucion.

“Statistikat janë si më poshtë: Institucioni i Avokatit të Popullit në vitin 2023 ka pranuar 148 ankesa nga komuniteti sërb, ndërsa në vitin 2022 IAP pranoi 77 ankesa. Të dhënat statistikore të viteve të mëparshme gjenden në raportet vjetore të IAP në faqen zyrtare të Institucionit”, thuhet në përgjigje.

Nga Krishtlindjet e deri më sot, ka pasur shtatë sulme ndaj pronave të sërbëve të kthyer vetëm në Komunën e Istogut, ndërsa Institucioni i Avokatit të Popullit siç bën të ditur, dënon të tilla incidente.

“Avokati i Popullit dënon këto sulme dhe të ngjashme me to. Dhe për këtë çështje po mbledhim të dhëna. Megjithatë Institucioni është informuar nga ana e Policisë Kosovare që këto raste janë nën hetim”, thuhet në përgjigje.

Duke komentuar sulmet shumë herë e më të shpeshta dhe tek pronat e KOS dhe se para disa ditësh “u lëruan” themelet e kishës së Virgjëreshës Mari Hvostanska në fshatin Vrelo, IAP thekson se ndërkohë po mblidhen të dhëna rreth këtij rasti.

Konstatohet se sërbët kosovarë dhe pronat e tyre private dhe objektet me rëndësi kulturore dhe fetare, fatkeqësisht vazhdojnë të pësojnë sulme të caktuara.

"Këto sulme, në masë të caktuar, vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe lirinë e lëvizjes dhe ndikojnë në përjetimin e të drejtave themelore të njeriut. KFOR mbron një numër të caktuar të objekteve fetare në mbarë Kosovën. Megjithatë, ata gjithnjë e më shumë këtë detyrë i’a kalojnë policisë kosovare e cila është e detyruar që në këtë drejtim të ofrojë mbrojtje adekuate së bashku me autoritetet gjyqësore”, sqaron IAP.

Pyetjes se çfarë mund të bëjnë institucionet kosovare dhe çfarë komuniteti ndërkombëtar për të ndalur sulmet ndaj sërbëve dhe pronës sërbe dhe nëse po e bëjnë këtë, Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson se është shumë e rëndësishme që shoqëria kosovare të respektojë të drejtat e komuniteteve etnike dhe zvogëlojnë tensionet mes tyre, sepse, siç thekson, kjo paraqet mënyrë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin brenda shoqërisë kosovare.

Reagimi i institucioneve qëndrore dhe vendore dhe policisë kosovare ndaj incidenteve objekt i sulmeve janë sërbët kosovarë dhe pronat e tyre, kanë shënuar progres gjatë viteve, bëhet e ditur në përgjigje.

“Është fort e rëndësishme që të dënohen publikisht fenomene të tilla, të merren masa adekuate të synuara dhe të bëhen vizita më të shpeshta nga përfaqësuesit përkatës të institucioneve qëndrore dhe vendore të sistemit tek personat e prekur, të gjitha me qëllim të ndërtimit të besimit reciprok. Në këtë kontekst, është e nevojshme që përfaqësuesit legjitimë të sërbëve të japin kontributin e tyre dhe të ndihmojnë institucionet dhe aktorët e tjerë që të identifikojnë masat e nevojshme që duhet të ndërmerren me qëllim përmirësimin e situatës aktuale”, thuhet nga IAP.

Në të njëjtën kohë, shtohet, pjesëmarrja efikase nënkupton që komunitetet etnike të kërkojnë përgjigje për problemet e tyre përmes qasjes integruese "pasi kjo është e vetmja rrugë e drejtë dhe parakusht për shoqëri paqësore, demokratike dhe me prosperitet".

Pyetjes se si këto incidente ndikojnë në procesin e kthimit të sërbëve të zhvendosur, Institucioni i Avokatit të Popullit paralajmëron se të gjitha tensionet, si politike ashtu dhe në terren, nuk inkurajojnë të kthyerit që të kthehen në vatrat e tyre.

"Këto incidente, si dhe shqetësimet për klimën aktuale politike në Mitrovicën e Veriut, në përgjithësi nuk inkurajojnë personat e zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre, çka ngadalëson më tej procesin e kthimit të sërbëve të zhvendosur si dhe të kthyerve nga komunitetet tjera. Incidentet ndëretnike krijojnë ndjenjë pasigurie edhe tek ata persona që tashmë janë kthyer”, bëhet e ditur në përgjigjen për Kosovo Onlajn.