Përfaqësues të Listës Sërbe me Barbanon: Kërkuam prezencë më të madhe të Euleksit në terren dhe mbrojtje më të mirë të popullit sërb
Burim: Srpska lista
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari i kësaj partie Zllatan Elek është takuar sot në Mitrovicën e Veriut me shefin e Euleks, gjeneral-major Xhovani Pjetro Barbano me të cilin bisedoi rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Siç bëhet e ditur kjo kjo parti, Lista Sërbe kërkoi nga Barbano prezencë më të madhe të Euleks në terren, si dhe marrjen akoma më të ashpra të masave për sigurinë e sërbëve në terren.
"Delegacioni i Listës Sërbe kërkoi prezencë më të madhe të Euleks në terren me kërkesë të veçantë që Euleks të angazhohet për çështjen e sigurisë së popullit sërb, si dhe arrestimet e pabaza të bashkëatdhetarëve tanë të cilët ndodhen në paraburgim" bëhet e ditur në deklaratë.
Lista Sërbe ka thënë se interesi i saj dhe i mbarë popullit sërb, është ruajtja e paqes duke thënë se kjo është dhe detyrë e mandatit të Euleksit.
0 komentet