Avokati Milkoviq: Obrenoviqit i është vazhduar paraburgimi për dy muaj
Gjykata në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj, ka konfirmuar për Kosovo Online avokati i tij Predrag Milkoviq.
Në një prononcim telefonik për Kosovo Online, Milkoviq ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.
“Dje kam marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit të Dushan Obrenoviqit edhe për dy muaj. Do të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit dhe shpresoj që ata do të vlerësojnë më mirë kushtet për mbrojtjen e tij nga liri”, ka konfirmuar Milkoviq.
Obrenoviq u arrestua para se të shpërthyen trazirat në Zveçan më 29 maj. Pas arrestimit, pjesëtarët e KFOR-it ia dorëzuan policisë së Kosovës së bashku me Radosh Petroviqin.
Gjatë ndalimit policor, Dushan Obrenoviq është rrahur brutalisht nga policia e Kosovës dhe pas ndalimit është transferuar në burgun e Podujevës, ku edhe po mbahet.
Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjeve
Oficeri ndërlidhës ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Dejan Paviqeviq, së fundmi ka kujtuar se Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të cilët ai i ka vizituar në njësinë e burgut, janë ndaluar pa marrë parasysh faktin se ka dëshmi se ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë mënyrë në trazirat e 29 majit në Zveçan, për shkak se janë marrë nga KFOR-i 20 minuta para se të fillonte gjithçka.
"Njerëzit që absolutisht nuk kanë lidhje me asgjë janë arrestuar. KFOR-i i ka marrë njëzet minuta para fillimit të trazirave. Ka edhe regjistrime të kamerave vëzhguese, regjistrime mediatike për këtë. Dushan Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjes. Po flasim për gjëra që kanë ndodhur konkretisht në rastin e tij tre javë më parë”, tha Paviqeviq për Novosti katër ditë më parë.
komentet