Baçi: Vetëvendosja pa ndikim në vendet e rajonit, Kurti erdhi në pushtet me idenë e një “Shqipërie të madhe”
Analisti dhe kryeredaktor i televizionit “News 24”, Agim Baçi vlerësoi, duke komentuar pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, se kjo lëvizje mund të ketë format dhe peshë politike vetëm në Kosovë dhe se nuk ka asnjë ndikim në proceset zgjedhore të vendeve fqinje.
Baçi beson se Vetëvendosja dhe ardhja e tyre në pushtet në Kosovë mund të shërbejë vetëm si shembull për vendet e rajonit, por jo se ka ndonjë rëndësi reale kur bëhet fjalë për çështjet e brendshme.
“Kurti ishte i vëmendshëm edhe ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por mendoj se Vetëvendosja ka një format politik korrekt dhe të fortë vetëm në Kosovë, ndërsa në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, madje edhe Malin e Zi nuk ka asnjë ndikim. Në këto vende kishte një tendencë për të përsëritur atë që bëri Kurti në Kosovë, sepse aktivitetet politike të Kurtit, pikëpamjet dhe disa ide të tij janë ato që e sollën Vetëvendosjen në pushtet. Ky mund të jetë një frymëzim për ata që janë kundër klasës aktuale politike në Shqipëri apo Maqedoni dhe që kërkojnë ndryshimin e kësaj klase politike. Ata e shohin Vetëvendosjen si model, por ajo që ndodhi në Kosovë është rezultat i një situate krejt tjetër”, tha Baçi.
Ai thekson se, megjithatë, imitimi i ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes nuk është një mënyrë e mirë dhe se nuk do të jepte rezultate në një vend tjetër të rajonit. Kryeministri Albin Kurti erdhi në pushtet, kujton ai, falë idesë së një 'Shqipërie të madhe' dhe agjendës se çfarë do të pranojë dhe çfarë jo nga marrëveshja me Serbinë.
Megjithatë, tani, vëren ai, është në një gjendje të vështirë politike, duke qenë se është i detyruar të pranojë një detyrim që e kundërshtoi ashpër dhe falë të cilit erdhi në pushtet - BKS.
“Imitimi nuk mund të japë rezultate të forta, të mira dhe të ngjashme, të cilat i ka arritur Kurti në Kosovë. Një lëvizje politike për të qenë e suksesshme duhet të bazohet në ide të forta dhe Kurti i kishte ato ide të forta për të ardhmen e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe me Serbisë. Ka të bëjë me qasjen e tij ndaj marrëveshjeve me Serbinë, në lidhje me atë që duhet të pranojë apo jo. Kryeministri i Kosovës sot është në vështirësi të mëdha, sidomos për shkak të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Këtë çështje Kurti e kishte si premtim politik gjatë zgjedhjeve se nuk do ta pranonte kurrë Bashkësinë, por sot kemi një heqje dorë nga ai, sepse këtë çështje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Duhet të kemi parasysh që lëvizjet populiste në përgjithësi kur vijnë në pushtet ndryshojnë shumë ligje ose nuk njohin ligje”, theksoi Baçi.
Ai vlerëson se Serbia mund ta shohë çështjen e shtrirjes së Vetëvendosjes si rrezik për të ardhmen, duke theksuar se qëndrimi i tij është krejtësisht i kundërt.
Ai vë në dukje se ideja për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë është e fortë dhe e solli Kurtin në pushtet, por askush nuk flet më për atë ide, as në Kosovë.
“Për mua është normale të pres që Serbia të monitorojë nga afër çdo gjë që ka të bëjë me një ndryshim të mundshëm kufijsh, që mund të propagandohet nga shumë politikanë shqiptarë, por Tirana zyrtare është treguar shumë e kujdesshme për këtë çështje. Unë flas për mazhorancën, por edhe për opozitën. E njëjta gjë po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut, ku nuk ka politikanë që kanë bërë deklarata për ndryshim kufijsh. Kjo është diçka që duhet diskutuar, një ide e fuqishme që mund të vendosë shumë për të ardhmen e forcave politike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, apo edhe në Mal të Zi. Sot për idenë e Kurtit nuk flitet as në Kosovë”, ka përfunduar ai.
komentet