Barac: Pa hile politike, vështirë të krijohen institucione të reja në Kosovë
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Barac ka thënë se deri tek shumica parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, por dhe qeveria e re e Kosovës do të vijnë ekskluzivisht përmes “hileve politike” por nuk duhet të pritet që këto dy proçese të jenë të lidhura.
“Pas zgjedhjeve, është shumë e qartë se shumica parlamentare vështirë të krijohet pa disa hile politike dhe kjo nënkupton ndryshime të caktuara në atë se kush mbështet, nga cila listë janë zgjedhur dhe për cilin do të votojnë kur të vijë momenti i votimit. Mendoj se pikërisht për këtë po komunikohet tema e votimit të fshehtë”, tha Barac për Kosovo Onlajn.
Duke komentuar pohimin e deputetit të partisë Guxo, Nezir Kraki, se koalicioni rreth Lëvizjes Vetëvendosja nuk ka shumicë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, por ka shumicë për qeverinë e re sepse këto janë "dy procese të ndara", Barac thotë se këtu insistohet për votim të fshehtë dhe se supozon se në të gjithë këtë do të përfshihet dhe pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
"Mendoj se ideja e votimit të fshehtë si për njërin dhe për tjetrin, është se të jenë në gjendje të negociojnë, për të maksimizuar interesat personale për hir të dhe kundër interesave të popullit dhe shoqërisë. Mendoj se kjo flet shumë për gjendjen e vetëdijes politike në hapësirën e Kosovës e Metohisë", thekson Barac.
Ky i fundit shton se në “matematikë” të tillë e vetmja gjë e qartë është se askush nuk mund të llogarisë votat e Listës Sërbe, e cila do të jetë “kundërpeshë”.
“E vetmja që është e sigurt, është se nuk mund të përllogarisin votat e Listës Sërbe dhe se e vetmja gjë që do të jetë kundërpeshë është Lista Sërbe”, thekson Barac.
Kur është fjala për emrat e "fluturakëve" të mundshëm, thotë se, sipas rregullit kjo përherë do jetë ai "për të cilin të gjithë presin më pak".
“Vështirë të ofrosh me emra sepse ata për të cilët mendojmë më pak, do t’a bënin në momentin e fundit, veçanërisht nëse marrin atë ‘thirrjen’ e famshme, sepse do të jetë kombinim i interesit personal dhe presionit”, beson ky analist.
Shpreh bindjen se votat që do të vendosin zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, nuk do të jenë domosdoshmërisht ato që do të vendosin për qeverinë e re.
"Mendoj se nuk do të jetë shkak-pasojë, por do të dakordësohet individualisht si për njërin dhe për procesin e dytë politik, me implikime të veçanta nga jashtë", shpreh bindjen Barac.
0 komentet