Millanoviq: Presim që Qeveria e Sërbisë të ndërhyjë sa më parë për të mbrojtur cirilishten në Kosovëu
Këshilli për Gjuhën Sërbe i rekomandoi Qeverisë së Sërbisë që të ndërhyjë tek UNMIK dhe institucione të tjera ndërkombëtare për të mbrojtur cirilishten në hapësirën e Kosovës ndërsa kryetari i këtij organi, profesori i Fakultetit të Filologjisë në Beograd, Aleksandar Millanoviq, thotë se arsyeja konkrete për këtë sugjerim, ishte që të gjitha shenjat rrugore dhe të gjitha emrat e vendeve si në pjesët veriore ashtu edhe në ato jugore të Kosovës, si dhe të gjitha mbishkrimet e institucioneve kosovare në gjuhën sërbe janë në-latinisht.
“Kjo është në kundërshtim direkt edhe me atë që është shkruar në ligjet e të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Fakti është që dhe aty është e përcaktuar ligjërisht përdorimi i gjuhës sërbe dhe ciriliishtes si një paketë standardizimi, por pavarësisht asaj që është shkruar në ligj, gjithçka që është shkruar në gjuhën sërbe është shkruar në të vërtetë në latinisht. Të gjithë ne që kemi qëndruar në hapësirën e Kosovës e Metohisë në periudhën e mëparshme, kjo është pjesë e mirë e anëtarëve të Këshillit për Gjuhë Sërbe. Çdo gjë që ndodhet nga vendkalimet administrative deri, të themi, në pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës, janë ndryshuar tabelat cirilike në ato latine çka është e papranueshme”, tha Millanoviq për Kosovo Onlajn.
Ai shton se në Kosovë nuk rrezikohet jo vetëm e shkruajtura zyrtare e Republikës së Sërbisë dhe e shkruara amësore e qytetarëve të Sërbisë dhe sërbëve të Kosovës, por njëkohësisht rrezikohet dhe gjuha sërbe.
“Nëse jo në ndonjë mënyrë tjetër, kjo përmes ndryshimit të emërtesave të vendeve sërbe dhe antroponimeve dhe toponimeve sërbe dhe gjithçkaje që në fakt është gjurmë e kulturës sërbe që transpozohet në gjuhën shqipe në përputhje me atë që nuk është formë autentike”, thotë Millanoviq.
Këshilli për Gjuhë Sërbe, thotë kryetari i këtij organi, pret që Qeveria të pranojë rekomandimin e tyre dhe sa më parë të ndërhyjë me qëllim mbrojtjen e gjuhës sërbe dhe cirilishtes në hapësirën e Kosovës e Metohisë.
"Besojmë se akti publik i shtetit tonë, pra përcjellja e letrës zyrtare konkrete UNMIK-ut dhe të gjitha institucioneve të tjera ndërkombëtare, në fakt do të ngjallte një lloj alarmi në Këshillin e Europës, pasi jemi të vetëdijshëm se 'shteti i Kosovës' ka aplikuar tek Këshilli i Europës të gjitha përfitimet e mundshme, përfshirë anëtarësimin në KE. Dhe, meqenëse Këshilli i Evropës pret që të gjitha pakicat dhe për këtë arsye të drejtat gjuhësore të pakicave, duhet të respektohen, ideja jonë është që të reagojmë jo vetëm tek UNMIK-u, çka zakonisht mbetet gërmë e vdekur në letër, por që një lloj presioni i ushtruar nga Këshilli i Europës dhe instancave të tjera në Europë, mund të ndikojë që ajo që përcaktojnë ligjet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, të zbatohet edhe në praktikë", thotë bashkëbiseduesi ynë.
Përmes bisedave me sërbët që jetojnë në hapësirën si në veri apo në jug të Ibrit, shton se u arrit në përfundimin se të gjithë reaguan shumë dhunshëm ndaj heqjes së cirilishtes, pavarësisht nivelit të tyre të arsimimit, orientimit të tyre politik apo ndonjë gjëje tjetër.
"Ata e përjetojnë si lloj presioni identiteti, në mënyrë të caktuar. Vetëm për këtë është plotësisht e qartë se presim që kërcënimi ndaj të drejtave të pakicës kombëtare sërbe në krahinën tonë në një mënyrë adekuate të zgjidhet", ka thënë Millanoviq.
0 komentet