Baraliu: Kushdo që të jetë në pushtet nuk do të ndërmarrë hapa të shpejtë në drejtim të BKS
Profesori universitar nga Prishtina Mazllëm Baraliu thotë për Kosovo onlajn se nuk ka bindje që për çështjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe të ndërmerret diçka shpejt dhe vendosmërisht pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kushdo që të vijë në pushtet.
Ndonëse gjatë fushatës disa parti opozitare japin deklarata të caktuara në këtë drejtim, Baraliu thotë se vështirë të supozohet se ndonjë koalicion apo parti politike, të pajtohet kaq lehtë në gjithçka në atë që kërkon Bashkimi Europian dhe bashkësia ndërkombëtare në lidhje me BKS. Ai kujton se marrëveshjet në lidhje me BKS janë konkluduar në vitin 2013 dhe 2015 se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe është ratifikuar nga parlamenti kosovar por dhe që atë asnjë qeveri nuk e ka zbatuar.
“Pavarësisht gjithë kësaj, askush nuk e vendosi këtë çështje në rend dite. Nuk dimë se cili do të jetë mozaiku i partive politike dhe koalicioneve që do të fitojnë zgjedhjet dhe kushdo qoftë në pushtet, nuk jam i bindur se do të ndërmarrin ndonjë veprim të shpejtë dhe vendimtar në këtë drejtim, ashtu sikurse asnjë elitë politike në Sërbi nuk mundet që kaq lehtë dhe shpejt të njohë pavarësinë e Kosovës” vlerësoi Baraliu.
0 komentet