Baraliu: Osmani do të duhej t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse nuk gjendet zgjidhja në Kuvend

Mazljum Baraljiju
Burim: Kosovo Online

Presidentja kosovare Vjosa Osmani do të duhet të nisë rastin para Gjykatës Kushtetuese nëse nuk gjendet zgjidhja për situatën në Kuvend, ka thënë profesori universitar Mazllëm Baraliu për Kosova pres.

Sipas fjalëve të tij, qorrsokaku kuvendor nuk mund të vazhdohet më të zgjatet.

“Detyra e kësaj klase politike e veçanërisht partitë fituese që fituan mandatet në Kuvend, është gjetja e zgjidhjes për të mos vazhduar pambarimisht. Zgjidhjet përherë egzistojnë kur egziston vullneti, mirëkuptimi dhe vetdija e përgjegjësisë së lartë politike e shtetërore e subjekteve politike. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë presidentja ka të drejtën kushtetuese që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet t’a bëjë nëse kjo odise vijon pafund” ka thënë Baraliu.

Lidhur me pohimin e deputetëve të koalicionit Vetvendosja-Guxo-Alternativa, se afatet ligjore dhe kushtetuese përcaktojnë se Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas konfirmimit të rezultateve, Baraliu thotë se dispozita kushtetuese thotë se seanca konstituive duhet të nisë dhe jo të përfundojë në harkun e 30 ditëve.

“Dispozita relevante kushtetuese thotë se në harkun e 30 ditëve prej çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, duhet të nisë séanca konstituese. Pra ky është fillimi dhe jo fundi” thotë Baraliu.