Baraliu: Rezoluta e miratuar në PE është serioze, bëhet thirrje për stabilitet dhe kthim tek dialogu
Profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu ka thënë për Kosovo onlajn se Rezoluta për dialogun Sërbi-Kosovë dhe situatës në komunat e veriut të Kosovës e cila është miratuar sot në Parlamentin Europian, vjen prej institucionit shumë serioz i Bashkimit Europian dhe për këtë arsye duhet të merret seriozisht.
“Vullneti i mirë i këtij institucioni të Bashkimit Europian është ftesë e asaj çka është aktuale dhe prioritare që duhet të bëjnë të dy palët për të stabilizuar situatën e sigurisë, para së gjithash, e më pas që të dy palët t'i kthehen dialogut. Megjithatë, nëse ajo që përmendet tek rezoluta do të reflektohet në gjendjen reale në terren, për këtë nuk jam i bindur”, tha Baraliu.
Ky i fundit thekson se rezolutat e PE nuk janë detyruese, por kanë ndikim.
“Pa nënçmuar institucionet e tjera të Bashkimit Europian, të cilat për mua janë në krizë të përhershme, PE është më e meritueshme dhe më me ndikim dhe duhet besuar sepse zgjidh gjithmonë çështje parimore, pra propozon zgjidhjen e tyre. Kështu që mendoj se ndikimi i Parlamentit Europian dhe sa domethënës dhe nëse duhet të jetë mundësi, si për Kosovën, ashtu edhe për Sërbinë apo për Ballkanin në përgjithësi, duhet marrë seriozisht. Sepse ka kanale të tjera, përmes institucioneve të tjera të BE dhe përfaqësuesit e vendeve që janë edhe në parlament, për të ndikuar pozitivisht apo negativisht varësisht nga meritat apo sjellja e Kosovës dhe Sërbisë ndaj procesit të dialogut dhe kur është fjala për integrimet. Kështu që është me ndikim në aspektin politik” ka përmbyllur Baraliu.
0 komentet