BE në Kosovë: Mosçertifikimi i Listës Sërbe dëmton mbarë proçesin zgjedhor
Burim: Periskopi
Delegacioni i Unionit Europian në Kosovë ka shprehur keqardhje për vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor që nuk çertifikoi Listën Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, bëhet e ditur se politizimi i KQZ, dëmton mbarë proçesin.
“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të mosçertifikuar Listën Sërbe për zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit”, thuhet në deklaratën e publikuar në Fejsbuk.
Theksohet se ajo çka bën Vetvendosja dhe partitë e tjera me politizimin e KQZ, dëmton mbarë proçesin zgjedhor.
“Politizimi i KQZ nga ana e Lëvizjes Vetvendosja dhe partive të tjera politike, dëmton mbarë proçesin zgjedhor në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe raportimin e Misionit të BE për vëzhgimin e zgjedhjeve” bëhet e ditur në deklaratë.
0 komentet