Gjuriq: E papranueshme që Listës Sërbe t’i mohohet e drejta për pjesmarrje në zgjedhje
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, tha mbrëmjen e sotme se është e papranueshme që Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk çertifikoi Listën Sërbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.
Gjuriq në Uashington ku ndodhet për vizitë tre-ditore, tha se Lista Sërbe është partia politike që gëzon legjitimitetin më të madh mes sërbëve në Kosovë e Metohi.
"Është plotësisht e papranueshme që një organizate politike, e cila padyshim gëzon legjitimitetin më të madh mes sërbëve në Kosovë e Metohi, t'i mohohet e drejta për pjesmarrje në procesin zgjedhor. Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapacitetit demokratik, por edhe një raport tërësisht të papranueshëm ndaj mbarë një bashkësie kombëtare dhe kjo nuk është për t'u çuditur nga regjimi i Kurtit", tha Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe, i cili sot pati një sërë takimesh me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, shprehu shpresën se vendimi i autoriteteve prishtinase do të rishikohet nën mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Kujtoi se rast i ngjashëm ishte dhe në ciklin e mëparshëm zgjedhor në Kosovë, para zgjedhjeve vendore që u mbajtën më 12 tetor dhe shtoi se qeveria e Kurtit më pas e ndryshoi vendimin e saj falë, ndër të tjera, ndërhyrjes së administratës aktuale në Uashington.
Gjuriq theksoi se nuk mund të imagjinojë zgjedhje demokratike në të cilat sërbët nuk do të mund të marrin pjesë.
"Kjo atëherë do të përfaqësonte farsë të plotë, e cila nuk do të kishte asnjë rëndësi juridike dhe do të nxirrte tërësisht nga shinat çdo proçes dhe tentativë për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk dëshiroj që me fjalë të rënda të ngarkoj përpjekjet e ardhshme të atyre që tani do të duhet të punojnë me regjimin e Kurtit për të siguruar që të mos kryhen lëvizje të tilla të papërgjegjshme, kështu që nuk dua t’ua vështirësoj punën atyre që do ta korrigjojnë atë, por është plotësisht e qartë se kjo është e papranueshme", konkludoi Gjuriq.
0 komentet