Berisha: Konflikti mes Kurtit dhe Osmanit po zgjat prej kohësh, kulmoi me letrën e dërguar në Këshillin e Europës

Demo Beriša
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha ka theksuar se konflikti mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani po zgjat prej kohësh ndërsa kulmoi kur ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla përcolli letrën në Këshillin e Europës.

Berisha beson se konflikti mes qeverisë së Kosovës dhe Presidencës nisi me vizitën e Kurtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe refuzimin e zyrtarëve amerikanë për t’u takuar me të.

"Konflikti mes Kurtit dhe Osmanit zgjat prej kohësh qysh prej kur Kurti përjetoi dështim në Amerikë kur atë askush nga zyrtarët nuk e priti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqëson politikën e jashtme, e cila ka marrë disa obligime para Qeverisë së Kosovës dhe vetes në raport me Qeverinë e Amerikës për të ndryshuar disa gjëra që bën Kurti, dhe dihet gjerësisht se ai përditë shpik situata të caktuara nga sulmet administrative tek ato fizike ndaj sërbëve. Këtë e shikojmë përditë dhe ja ku Osmani me kërkesë të amerikanëve u përpoq ta amortizonte atë marrëdhënie” ka thënë Berisha.

Osmani qysh atëherë, thekson Berisha, kuptoi se nuk janë në të njëjtën linjë kur është në diskutim politika e jashtme e Kosovës.

"Kulmi erdhi në rastin e votimit në Këshillin e Europës kur qeveria e Kurtit përmes ministrisë përcolli letër garancie pasi kjo u bë kur Osmani nuk ishte në Kosovë, kështu që ajo konkludoi se nuk është më në të njëjtën linjë kur është fjala për politikën e jashtme", ka thënë Berisha.

Për çështjen e iniciativës së opozitës që në Kosovë të mbahen zgjedhjet parlamentare, bashkëbiseduesi ynë thekson se Osmani do të japë fjalën e fundit.

"Kemi tentativë të shembjes së qeverisë së Kurtit, partitë opozitare kërkojnë që ai të japë dorëheqjen, ai kërkon shpërndarjen e parlamentit, mendoj se në fund do të vendosë Osmani pasi kjo është në kompetencën e saj", ka thënë Berisha.

Osmani pas largimit nga LDK tërhoqi me vete numër të caktuar votuesish e më pas nuk krijoi vend për t’u rikthyer, thotë Berisha dhe shton se ajo tani gjendet dhe në konflikt me anëtarësinë e partisë GUXO të cilën e formoi me Donika Gërvallën dhe Faton Peci ndërkohë që gjithmonë e më shumë spekulohet se pas mbarimit të mandatit presidencial do të tërhiqet nga politika.

"Ngelet veçse të largohet drejt Australisë ku dhe ka blerë shtëpi. Nga politika sigursht që do të tërhiqet", konkludoi Berisha.