Berisha: Nga Kurti mund të presësh gjithçka, asgjë nuk është e shenjtë për të
Kryetari i Mëmës së shqiptarëve në Sërbi Demo Berisha dënoi keqtrajtimet e fundit të të rinjve sërb në Lleposaviq nga ana e policisë kosovare duke theksuar se kjo është pjesë e asaj çka Albin Kurti ka projektuar me qëllim dëbimin e sërbëve nga Kosova.
"Sjellja e policisë ndaj të rinjve sërb është veçse vijimi i asaj çka Kurti ka projektuar tek trajtimi ndaj popullit sërb në Kosovë. Të gjithë janë të ndjeshëm ndaj fëmijëve dhe kjo është mënyrë për të nxitur zbrazëtinë e mëtejshme të asaj hapësire prej sërbëve” sqaroi Berisha për B92.
Ai theksoi se Kurti nuk do të qetësohet derisa të realizojë qëlimet e veta.
"Ky rast tregon se sërbët nuk janë të sigurtë. Nëse prek fëmijët, ke tejkaluar çdo normë dhe është absolutisht e dënueshme” nënvizoi Berisha.
Ky i fundit kujtoi se Kurti vijon dhe me veprime kundër sërbëve të njohur me aksione me justifikimin për gjetjen e armëve dhe të njerëzve që kanë marrë pjesë në Banjskë.
“E gjitha kjo është vazhdimësi e aspiratave të Kurtit për të dëbuar plotësisht sërbët. Prej tij mund të pritet gjithçka, sepse për të asgjë nuk është e shenjtë”, ka theksuar ai.
Berisha tha se ambasadorët e Pesëshes po e mbështesin atë përmes deklaratave të tyre që duhet që të dy palët të qetësohen.
Përsa i përket Kfor dhe EULEKS pra përsa i përket Policisë Kosovare, thotë se erdhi koha e ndryshimit të rolit.
"Sipas Rezolutës 1244 të KB, vetëm KFOR ka përgjegjësinë për sigurinë në Kosovë. Qeveria e Sërbisë duhet t’a vendosë në diskutim edhe një herë KFOR si i vetmi institucion me mandat për t'u kujdesur për sigurinë në Kosovë, përse i’a ka lënë këtë rol tjetrit. KFOR dhe EULEKS i largohen përgjegjësisë dhe një të treti i kanë lënë të jetë i pari në këtë sektor”, tha ai.
Berisha tha se çështja është se çfarë ka menduar Kurti kur është fjala rreth forcave të sigurisë, por është e qartë se çfarë po planifikon dhe në cilin drejtim po lëviz duke konfiskuar me forcë trojet në veri.
Berisha ka theksuar se mungesa e takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij të fundit në Prishtinë, paraqet dëshmi të re se Kurti veten e shikon si lider të të gjithë shqiptarëve në këto vise.
0 komentet