Bërnabiq: Mbrojtja e sërbëve të Kosovës, prioritet i qeverisë së Sërbisë

Ana Brnabić
Burim: Printscreen/Pink

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë se prioritet i qeverisë është mbrojtja e sërbëve të Kosovës, transmeton Danas.

Për Informer ajo ka thënë se nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve dhe gjithcka që ka ndërmarrë kryeministri kosovar Albin Kurti përgjatë vitit 2022, është tregues se nuk ai respekton “të drejtat themelore jo vetëm të sërbëve, por edhe komuniteteve të tjera etnike jo shqiptare në Kosovë e Metohi“.

“Viti filloi me privimin e votës së sërbëve, dhe përfundoi me pengmarrjen e sërbëve të pafajshëm dhe ndalimin e hyrjes së patriarkut Porfirije“, ka veçuar kryeministrja.

Kjo e fundit ka theksuar se Sërbia dhe sërbët janë në paqe “vetëm falë presidentit Vuçiq”.

Duke u ndalur tek perspektiva europiane, Bërnabiq vlerëson se kjo është rruga më e mirë për Sërbinë dhe interesi më i mirë për banorët e saj.

“Sado që të na shqetësojë hipokrizia dhe standardet e dyfishta dhe sado e vështirë të flasim për shtetin e së drejtës, pa këtë të fundit nga ana e BE lidhur me respektimit të Marrëveshjes së Brukselit, ne nuk duhet të heqim dorë nga negociatat dhe diplomacia” ka thënë ajo.

Siç u shpreh ajo, gati 70% e shkëmbimeve tregtare të Sërbisë, i përkasin shteteve anëtare të BE.