Lopandiq: Mosgatishmëria e Kurtit për të respektuar Marrëveshjen e Brukselit pengon procesin e normalizimit të marrëdhënieve
Pas një periudhe tensionesh të shtuara në kontekst të situatës në Kosovë, mendoj se do të ishte mirë që të gjithë ta normalizonin situatën dhe më pas të shkonin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që në fillim duhej të ishte temë e negociatave, thotë nënkryetari i lëvizjes ZEMËR Dushko Lopandiq, transmeton Danas.
Për fat të keq, shton ai, është e vështirë të presësh që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë, duke pasur pothuajse asnjë nivel besimi që ekziston mes dy palëve, si dhe një sërë lëvizjesh të Qeverisë së Albin Kurtit, të cilat vetëm sa e rrëzuan edhe më shumë nivelin minimal të komunikimit me serbët nga veriu.
“Nga shkarkimi i policëve dhe arrestimi i njerëzve e deri te ndalimi i hyrjes së Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe në territorin e Kosovës. Është jetike për Serbinë që të mbajë konstruktive, së pari në dialog me ndërmjetësit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj, për aq sa është e mundur, me përfaqësuesit e Prishtinës”, beson Lopandiq.
Mosgatishmëria thelbësore e Kurtit, thotë Lopandiq, për të respektuar Marrëveshjen e Brukselit e bën këtë proces më të vështirë.
“Serbia ka interes që të shkojë drejt gjetjes së një zgjidhjeje politike si mënyrë për të dalë nga rrethi vicioz i Kosovës dhe t'i drejtohemi zgjidhjes së çështjeve të tjera të akumuluara të brendshme dhe të jashtme, nga procesi i bllokuar i anëtarësimit në BE, te temat e demokracisë, respektimi i sundimit i ligjit, liria e medias”, përfundon Lopandiq.
0 komentet