Bërnabiq me përfaqësuesit e ACEBA: SHBA një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në Sërbi
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka biseduar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit Amerikano-Evropianoqëndrore (ACEBA) rreth mundësisë së bashkëpunimit të mëtejshëm dhe investimeve të reja dhe me këtë rast, deklaroi se SHBA është një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në Sërbi, transmeton RTV.
Bërnabiq thekson se gjatë dekadës së kaluar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve kanë pësuar përparim, por egziston mundësia për investime të reja dhe promovimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare, bëhet e ditur nga qeveria e Sërbisë.
Kryeministrja ka theksuar se është e nevojshme të fokusohet në zhvillimin e inteligjencës artificiale e cila mundet të implementohet në fusha të ndryshme prej shëndetësisë e deri tek industria autoteknike.
"Interesi i Sërbisë është që me anëtarët e kësaj shoqate të zhvillojë bashkëpunimin ekonomik e cila po zë një vend të veçantë në dialogun me SHBA", ka thënë Bërnabiq.
Në takim përveç presidentit të ACEBA Erik Stjuart, merrnin pjesë dhe përfaqësues të 16 kompanive amerikane, si dhe përfaqësues të shoqatave, ndërsa Bërnabiq të pranishmit i ka njohur me prioritetet e punës së qeverisë duke nënvizuar sektorët kyç si energjitika, ekonomia, bujqësia, shëndetësia, infrastruktura dhe informacioni teknologjik.
Bërnabiq ka prezantuar potencialet investuese ekonomike e teknologjike të vendit tonë.
Sipas saj, Sërbia po punon në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Përfaqësuesit e kompanive i kanë prezantuar kryeminisres mundësitë dhe shprehën interesin për bashkëpunim në fushat ekonomike të përshtatshme për investime, kushtet e biznesit, veçanërisht potencialet dhe perspektivat në Sërbi dhe rajonin në tërësi, si dhe renditjen e produkteve në tregjet e vendeve me të cilat Sërbia ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë.
ACEBA është shoqata amerikane lider në investime e fokusuar në bashkëpunimin me vendet e Europës Qëndrore e Lindore.
0 komentet